ROME, 5 prill /ATSH/ - "Maria, kërkon të pagëzohesh në emër të Kishës që kemi pranuar?".
Me këtë pyetje papa Françesku hapi edhe ritin e pagëzimeve për Pashkët.
Pyetjes "po", e ulur në gjunjë iu përgjigj 13-vjeçarja kamboxhiane, së bashku me nëntë të tjerë, mes të cilëve edhe tre shqiptarë, njoftuan burime që përputhen.
Më e moshuara ishte një keniane e lindur në vitin 1948.
Më pas vijnë katër italianë, tre shqiptarë dhe një portugez.
Tre shqiptarët janë Entela Hyseni, e cila mori emrin Tereza, e lindur në Shqipëri në vitin 1980. Pastaj Vjollca Muhaj, e lindur në vitin 1959 si edhe Ervin Shehu, i cili mori emrin Paolo, i lindur në Shqipëri në vitin 1983./ a.jor.