Romelu Lukaku udhëton drejt Arabisë, akord me klubin saudit! 25 milionë euro në sezon

Romelu Lukaku udhëton drejt Arabisë, akord me klubin saudit! 25 milionë euro në sezon

Romelu Lukaku

Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite dhe konkretisht nga Al-Hilal. Goal.com konfirmon se belgu ka në tavolinë kontratën për dy sezone, me pagë 25 milionë euro në vit. Pas finales së Champions League në Stamboll, humbur 1-0 nga Interi (në huazim) i tij kundër Manchester City-t, sulmuesi ka udhëtuar për në Arabinë Saudite.

Lukaku do të kthehet te Chelsea pasi marrëveshja e huazimit me Interin ka skaduar. Italianët nuk kanë fondet e nevojshme për të nënshkruar me të dhe trajneri i ri i Bluve, Mauricio Pochettino thuhet se është gati t'i japë sulmuesit një tjetër shans në "Stamford Bridge".

Mediet konfirmojë se Lukaku është shumë i hapur për një kalim te Al-Hilal. 30-vjeçari fillimisht do të përpiqet të ngrejë pagën te Chelsea, pasi ai dëshiron të shpërblehet mjaft mirë para se t'i kthejë shpinën futbollit evropian.

Al-Hilal duhet të hyjë në negociata të drejtpërdrejta me Chelsean nëse arrijnë një marrëveshje me Lukakun. Blutë janë të hapur për shitjen e tij, pasi kërkojnë të shkurtojnë skuadrën përpara sezonit të ri, por do të kërkojnë një tarifë më të madhe se 50 milionë euro për Lukakun.

Al-Hilal heziton të paguajnë aq shumë për Lukakun, por ata do të jenë të gatshëm për një kompromis të mundshëm me Chelsean, në mënyrë që të gjejnë një marrëveshje përfundimtare edhe huazimi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës