Romë, Macron kërkon politikë migracioni më efikase në Europë

Romë, Macron kërkon politikë migracioni më efikase në Europë

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon një politikë migracioni më efikase në Europë.

Mungesa e ujdisë për kompetencat e përgjegjësitë e ka penguar në të shkuarën politikën për të penguar lëvizjet masive dhe shpërndarjen e refugjatëve, ka thënë presidenti Macron pas takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conte në Romë.

Ai shprehu besim në arritjen e mundshme të një mekanizmi shpërndarës automatik në Europë. "Ka një "dritare mundësish" për arritjen e një pozicioni të përbashkët, "me qëllim që të gjitha vendet të marrin pjesë në një ose në një formë tjetër të solidaritetit europian ose të ndëshkohen financiarisht", tha ai.

Vizita e parë

Emmanuel Macron është politikani i parë i nivelit të lartë nga Europa që viziton qeverinë e re të të majtës dhe qendrës në Itali. Ai u takua edhe me kreun e shtetit, Sergio Mattarella.

"Kjo miqësi është e pashkatërrueshme", tha Macron për marrëdhëniet italiano-franceze. Nën qeverinë e mëparshme të Lëvizjes së Pesë Yjeve me djathtistët e Matteo Salvinit marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën, pasi zëvendëskryeministri, Luigi di Maioi i bëri një vizitë lëvizjes protestuese të Jelekëverdhëve. Kjo nuk u pa me sy të mirë nga qeveria në Paris.

Në bisedimet në Romë bëhet fjalë edhe për situatën në Libi. "Ne punojmë së bashku për stabilizimin e vendit", tha kryeministri Conte, i cili më parë kishte ftuar kryeministrin libian, Fajis al-Sarradsh në Romë.

PS/ Takimi i të mërkurës në “Palazzo Chigi” është një nga shenjat më domethënëse të paqes, si dhe të ritmit të punës së ekzekutivit me “5 Yjet” dhe Partisë Demokratike.

Diçka tashmë ka lëvizur: Italia në fakt ka arritur të korr disponueshmërinë e Francës dhe Gjermanisë në lidhje me këtë çështje. Por fërkimet midis dy vendeve janë të mëdha. Dosja ‘Libia’ është një nga më delikatet.

Në vendin e tronditur nga konflikti i brendshëm, kontrolli ushtarak i fushave të naftës është në rrezik. Kampi “Al-Sharara”, 700 kilometra në jug të Tripolit, prodhon një të tretën e naftës libiane. Këtu operon një ndërmarrje e përbashkët midis asaj shtetërore Libiane dhe katër kompanive, përfshirë kompaninë franceze “Total”. Më tej në jug ndodhet fusha naftëmbajtëse “Elefant”, një menaxhim i përbashkët midis ‘Eni’ Italian dhe ‘Noc’ Libian.

Një element tjetër i tensionit është dinamizmi industrial i Parisit në Itali. Numrat janë domethënës, francezët kontrollojnë rreth 1900 kompani me 250 mijë të punësuar. Nga ana tjetër, vrazhdësia mes Romës dhe Parisit është e lidhur edhe me kërkesën e Macron për të nisur një hetim të thelluar për blerjen nga ana e italianes “Fincantieri” të “Stx France”, tani me emrin ‘Chantiers de l'Atlantique’, një operacion financiar që, sipas Francës, mund të ndikojë ndjeshëm në konkurrencën në sektorin e ndërtimit të anijeve.

Por edhe kohërat, me sa duket, kanë ndryshuar dhe Macron nuk duket se dëshiron të ketë pranë Luigi Di Maio-n, një përkrahës i jelekëve të verdhë në lojën e vështirë sociale që Macron po luan në Francë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë