Donaldi është përballur me kritika të shumta për shkak të lidhjes me Betarix brenda shtëpisë së 'Big Brother', ndërsa ende nuk kishte sqaruar lidhje me ish-partneren e tij Bora Zemanin. Por vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj ka qenë gjithmonë mbështetja e tij më e madhe.
Nisur nga situatat që po ndodhin, Romeo ka vendosur të postojë një foto që duket sikur është kunj për disa nga personat që i janë kundërvënë vëllait të tij.
”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. I ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. Megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet, as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare, thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lart. Sa më lart ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, shkruan Romeo.
![]()
Reagimet vijnë pas së premtes, ku Donaldi pati sërish debate me Arjolën dhe Ilirin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)