Romët: Shteti të fusë dorën në
xhep, të na i blejë këto kosha

Romët: Shteti të fusë dorën në<br />xhep, të na i blejë këto kosha
Përgjithsësisht të gjitha qeveritë tregojnë një vëmendje të veçantë ndaj komunitetit rom në Shqipëri…të paktën kështu është e dokumentuar në letra. Por është vetë ky komunitet që ndjen mungesën e mbështetjes konkrete në punësimin e tyre, ndaj kanë vendosur të shfrytëzojnë Ditën e Verës për t’i drejtuar një apel të fortë institucioneve publike.

Anëtarë të komunitetit Egjyptianë dhe Romë kanë shpalosur sot punimet e tyre artizanale në tezat e ngrituari rishatzi në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, me rastin e Ditës së Verës.Bëhet fjalë për disa shporta të punuara me dorë, një traditë e hershme kjo e komunitetit Rom

Një mundësi e mirë vetëpunësimi për ta, por që ende nuk gjen tregun e mjaftueshëm të shitjes. Ndaj ky komunitet kërkon që të parët që të “fusin duart në xhep” të jenë pikërisht institucionet, duke zëvendësuar koshat kineze siç ata I quajnë, me koshët e punuar nga këta njerëz, me thupra, një traditë e trashëguar brez pas bresi nga komuniteti rom. Me anë të thuprave ata bëjnë objekte të ndryshme tepër cilësore dhe estetike si kosha, objekte të ndryshme për qerasje etj.

“Ne duam që qeveria shqiptare nëpër të gjithë institucionet të mos perdorë kosha kinezë por t’i zevendosoje ato me koshat e punuar nga ky komunitet. Në këtë mënyrë ata do të krijonin mundësi punësimi për këtë komunitet”, thuhet në postimin e Lëvizjes Rinore Egjyptiane dhe Rome në Facebook.

koshat e romeve

koshat e romeve

koshat e romeve

Fotogaleria për foto të tjera

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën