Një diskutim i pak kohëve më parë në programin “Quo Vadis” merr sërish vëmendje për shkak të një emri: Dritan Goxhaj. I ftuar në një panel ku po diskutohej ndryshimi i sistemit, personi që lexoi të hënën 5 kërkesa kundrejt qeverisë përpara protestuesve te kryeministria, ka shfaqur një nga idetë e tij radikale për të ndryshuar sistemin.
Sipas tij, rotacioni politik mund të vijë edhe nga plumbi, si në rastin e Avni Rustemit. Por, Goxhaj thotë se ndërsa akti është i lehtë, nevojitet mbështetje politike.
Dritan Goxhaj: Mund ta bëjë edhe plumbi.
-Kush?
Dritan Goxhaj: Plumbi.
-Çfarë ke parasysh, “21 janarin”?
Dritan Goxhaj: Jo, kam parasysh rastin e Avni Rustemit.
-Duke eliminuar liderët politikë.
Dritan Goxhaj: Absolutisht po.
-Por kjo është shumë e rëndë.
Dritan Goxhaj: Do e bëjmë si në Irak. Për ta bërë është e lehtë, për ta marrë përsipër është e rëndë. Akti është i lehtë, por do mbështetje politike që ti të bësh rotacion.
-S’janë deklarata këto për të thënë.
Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e Dritan Goxhajt që thotë se rotacioni politik mund të vijë veç me “plumb.” Kreu i grupit parlamentar të PS pyet ‘flamingot’ e protestës se çfarë kërkon mes tyre ‘gjahtari’ i Iranit.
“Flamingot u larguan nga nga fishekët e gjahtarëve, por ne i ndaluam gjahtarët dhe flamingot u kthyen. Kam një pyetje për “flamingot” e protestës: ky gjahtari i Iranit që flet për plumba, çfarë kërkon mes jush?!”, shkruan Balla.
Komente









Nqf protesta ka mision luften kunder korrupsionit, reformat per permiresim8n e ligjit electoral, te pronave, te drejtesise ,ekonomise, eshte per tu vleresuar, por nqf misioni I kesaj proteste eshte k9nflikti me izraelin, greqine BE, SHBA, apsolutisht eshte shume e rende dhe ky Goxhaj kete vision te degjeneruar ka.
PërgjigjuE ka huazuar nga Gramoz Ruci. Pushteti merret me pushke dhe mbahet me pushke.
PërgjigjuKy e ka të shkruar në ballë që është spiun taleban i ndyrë...
PërgjigjuNga Flamingo tek Struci Goxhaj! Ja ku qenka fshehur lepuri iranian i Heisbullahut!
Përgjigju