Këngëtarja e njohur Rovena Dilo, ka reaguar në Facebook, lidhur me një “incident” që sipas saj, i ndodh sa herë që shikon gazetarë në televizion. Kësaj here, Dilo është ndalur tek një nga gazetaret e RTSH-së që sipas saj nuk shqipton dot saktë në televizion fjalën “Film”. Këngëtarja thotë se në fillim e merrte me të qeshur këtë cilësi gazetarësh, ndërsa sot i lutet Zotit.

“Nuk e di si reagon dikush kur dëgjon gazetarë në ekranet televizive, psh në TVSH, të thotë filëm dhe s’di të thotë film…sepse unë s’di më ç’të bëj! Në fillim qeshja, pastaj shaja, më vonë i ulërisja injorantes… tani i lutem Zotit të na shpëtojë…”, shkruan këngëtarja.

Dilo nuk e ka bërë publik emrin e gazetares në fjalë, por komentet që shoqërojnë shkrimin reflektojnë më së miri irritimin e këngëtares.

Reagimi i plotë i Dilos: