Rovena Stefës s'i del inat,zbulon ata
që s'e votuan,ka një mesazh për ta

Rovena Stefës s'i del inat,zbulon ata<br />që s'e votuan,ka një mesazh për ta<br>
Këngëtares Rovena Stefa, e cila mbeti jashtë natës finale të “Këngës Magjike”, duket se nuk i ka dalë inati me kolegët që nuk e votuan. Ravena ka përmendur disa emra që nuk i dhanë asnjë pikë, duke thënë se ata donin të dilnin vetë në krye, duke shtypur të tjerët.

Në një postim në ‘Instagram’, ajo i falënderon të gjithë këta këngëtarë, që sipas saj, patën frikë dhe e treguan veten të dobët dhe aspak artistë, siç pretendojnë.

“Elhaida, Endri & Stefi ,Samanta, Fifi, Stresi, Mentori e shumë të tjerë që nuk mbaroj deri nesër duke i përmendur, kanë votuar me 0 pikë këngën time, por dhe shumë të tjera brenda këngëve fituese në mënyrë që këta vetë të dilnin në krye, duke shtypur të tjerët.

Vetëm 70 pikë mungonin që unë të isha në finale dhe janë pikërisht pikët që mungojnë nga këta më sipër. Ju i patë votat e mia për 5 vendet e para që mbrëmë u shpallën në krye. Po të njëjtët këta e vlerësuan Rovin me 0, të njëjtën Rovenë, që u nominua në finalen e mbrëmshme nga vetë stafi i “Këngës Magjike” me çmimin e interpretimit. Flm të gjithëve që patën kaq frikë nga unë, e keni treguar veten të dobët dhe aspak artistë siç pretendoni që jeni! Në fund të fundit Populli e di. Punë të mbarë në Pazare të tjera! P.S. Ngjyra blu tregon që votimi është 0.”- ka shkruajtur Rovena përbri fotos së votimeve të disa prej këngëtarëve pjesëmarrës”, shkruan Stefa.

rovena
(Postimi i këngëtares Rovena Stefa)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara