Rrëfimi i Haki Çakos: Kule më tha
se janë kërcënuar nga Shullazi 

Rrëfimi i Haki Çakos: Kule më tha<br />se janë kërcënuar nga Shullazi <br>
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka qënë i pari dëshmitar që ka hapur sipasrin e dëshmive në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Çako ka deklaruar para gjykatës së Krimeve të Rënda se ishte vënë në dijeni për kanosjet e dy profesorëve nga ministria Nikolli dhe Dhori Kule, me të cilët ka zhvilluar dhe një takim në një lokal pranë Gjykatës Kushtetuese.

Çako ka pohuar në sallën e gjyqit se Kule i ka pohuar se Shullazi dhe disa disa të pandehur të këtij procesi i kishin dalë përpara dhe e kishin kërcënuar."Shqiptarja.com" zbardh të plotë dëshminë e kryepolicit, i cili ka treguar me detaje takimin dhe me ish-ministrin Tahiri dhe urdhërat për të hetuar deri në fund këtë ngjarje.

Në seancë ishte paraqitur dhe dëshmitari Dhori Kule, por ky i fundit është larguar, për shak se sipas tij një i afërmi i tij ishte shtruar me urgjencë në spital, dhe duhej patjetër të largohej. Largimi i Kules është pritor jo mirë nga avokatët mbrojtës të Shullazit, të cilët thanë se këto janë orvatje për tju shmangur dëshmisë dhe përballjes me të vërtetën.

Dëshmia e plotë

Prokurori Nakuçi: Zoti dëshmitar në periudhën prill 2016 çfarë detyre shtetërore keni pasur?

Çako: Në këtë kohë, pra Prill 2016 e deri më sot jam Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Prokurori: Gjatë kohës që keni qënë në krye të këtij institucioni, mund të na tregoni, jeni vënë në dijeni të kanosjes së dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule?

Çako: Po jam vënë në dijeni për një kanosje të tillë. Kam qënë në punë kur jam telefonuar nga ministria e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolli, e cila më ka pohuar se kishte diçka urgjente për të biseduar, dhe për këtë më ka ftuar që të takoheshim në një lokal, që ndodhet pranë Gjykatës Kushtetuese.

Prokurori: Veç ministres në këtë takim kush ka qënë i pranishëm?A ka pasur persona të tjerë?

Çako:Ka qënë dhe profesori Dhori Kule?

Prokurori: Mund të na thoni me aq sa ju kujtohet çfarë keni dikutuar me Kulen dhe Nikollën?

Çako: Kemi diskutuar për një kanosje që i është bërë Kules dhe Konit. Kule pretendonte se i kishin dalë disa persona përpara, duku të "Sheratoni" dhe e kishin kërcënuar, duke i pohuar që të mos e mbështeste dhe lobonte për kandidatin për rektor të Univesritetit të Tiranës, Mynyr Koni. Nga ajo që më ka treguar Kule në këtë takim, më ka pohuar se personat kanë qënë disa nga të pandehur e këtij procesi gjyqësor, mes të cilëve dhe i pandehuri Emiljano Shullazi. Profesori më ka treguar se kjo ishte një situatë e pazakontë për ta, pasi nuk ishin hasur ndonjëherë me të tilla probleme në punët e universitetit.

Prokurori: Pasi jeni vënë në dijeni për këtë ngjarje, çfarë veprime keni ndërmarë?

Çako: Pasi u njoha me situatën dhe shqëtësimin e Dhori Kules dhe ministres Nikolli, kam telefonuar ish-drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe ish-drejtorin e përgjithshëm të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Ardian Çipën. Takimi me ta është realizuar tek e njëjta kafe ku ndodhesha me Kulen dhe Nikollin, dhe ata janë njohur me situatën. Kam njoftuar në telefon ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kemi shkuar të gjithë së bashku në zyrën e tij, pranë ambjenteve të Gardës së Republikës.

Prokurori: Çfarë është diskutuar në këtë takim në zyrën e ish-ministrit Tahiri?

Çako: Ministri është njohur me situatën. Kole dhe Koni ja kanë treguar ngjarjen e kanosjes dhe më pas është urdhëruar që çështja të ndiqej ligjërisht, pasi dy profesorët të bënin kallëzim penal.

Gjykata:Dëshmitar ju thatë që e kishit takuar profesorin Kule dhe ju kishte vënë në dijeni që ishte kanosur. Çfarë fjalie i kishin thënë këta persona, ku konsistonte kanosja, kishin ndonjë mjet në dorë këta persona, që i kishin dalë para profesorëve?

Çako: Nuk e di dhe s'mund ta formuloj me saktësi atë që më ka pohuar Kule, por kanosja konsistonte në tërheqjen e Mynyr Konit nga gara e kandidatit për rektor të Universitet të Tiranës. Nëse nuk do tërhiqej do i lindnin probleme, të tilla kërcënime kanë qënë...

Gjykata: Në momentin kur jeni takuar me Kulen, jeni në dijeni këta persona kanë depozituar kallëzim penal ndaj personave që i kishin kërcënuar apo jo?

Çako:Në dijeni time nuk ka pas kallëzim penal. Kallëzimi është bërë pasi profesorët na kanë vënë në dijeni.

I pandehuri Shullazi: Ku jeni takuar me Kulen, këtij të fundit kush i ka thënë që e kam kërcënuar unë, apo që i kam kërkuar të tërhiqet...

Çako: Jo nuk më ka thënë...

Gjykata:Mirë atëherë ska pyetje të tjera. Dëshmitari Haki Çako është i lirë, mund të largohet. Ju faleminderit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?