Ajo ka treguar se festat në familjen e saj dy vitet e fundit janë më të gëzueshme për shkak të vajzës së saj të vogël Mia, e cila padyshim është hareja e festave në shtëpi. “Festat kanë ardhur shumë gëzueshëm, sidomos tani që këto dy vitet e fundit me ardhjen në jetë të Mias është një gëzim i vërtetë”, shprehet moderatorja.
Për sa i përket dhuratave të bashkëshortit ajo tha se ai çdo ditë e mbush me fjalë të bukura gjë që e bën atë ta dashurojë edhe më shumë, por edhe surpriza mesa duket i bën shpesh.
E pyetur se cila është dhurata që e ka emocionuar më tepër Rudina u shpreh: “Mund të kujtoj momentin që ai më bëri propozimin e tij. Ai ka qenë një moment shumë surprizë dhe shumë i bukur”, u shpreh moderatorja duke na e zbuluar vetë këtë detaj.
d.c./shqiptarja.com