E përditshmja “Corriere Della Sera” shkruan se sekretet që rëndojnë hetimin për pilotin italian që u rrëzua në Ishëm varen edhe nga përplasjet në brendësi të parlamentit shqiptar, ndërsa risjell në kujtesë rastin e Dritan Zaganit.
 
"Guido Andrea Guidi ka folur dhe ka dhënë hollësi mbi veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me organizatat kriminale shqiptare.
 
Për të shpëtuar lëkurën e tij, sipërmarrësi ka thënë gjithçka, ndoshta ka folur tepër.
 
Ai ka rrëfyer emrat e anëtarëve të organizatës, pistat sekrete të avionëve, sasinë e drogës dhe kontaktet në Itali.
 
Vetëm lista e plotë e e emrave të Guido Guidit mund të hedhë dritë mbi këtë çështje, shkruan “Corriere Della Sera”.
 
Piloti italian pas rrëzimit në Ishëm ndodhet në Shqipëri, ndërsa hetimet vazhdojnë mes dy vendeve për të arrestuar anëtarët e bandës kriminale që dërgoi Guido Andrea Guidi për të marrë kanabis në Shqipëri.
 
Guido Andrea Guidi deklaroi se kishte ardhur për të testuar pistën, ndërsa në rrugën tjetër do të transportonte 200 kg kanabis në Itali. 


d.b/shqiptarja.com