Piloti i avionit të rrëzuar sot në Ishëm ka folur përpara grupit hetimor, ku ka thënë se ka ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe ky fluturim ishte për të testuar pistën e improvizuar në mënyrë që rrugën tjetër të mund të merrte 200 kilogram lëndë narkotike.

Kjo është bërë e ditur nga burime të Shqiptarja.com brenda grupit hetimor të cilat thonë se, ai ka dhënë disa dëshmi për të cilat është duke u punuar por që nuk jepen më shumë detaje për shkak të hetimit.
 
Fillimisht, piloti tha se kishte qenë duke parë territorin shqipytarë pas ardhjes nga Milano dhe se avionic i tij kishte pësuar defekt.

Ndërkohë, ekspertët vijojnë që të marrin në pyetje pilotin në mënyrë që të zbardhen më shumë detaje rreth dyshimeve se ai është përfshirë në transport droge.

Report Tv zbulon se piloti italian, Guido Andrea Guidi ka hyrë 2  herë në Shqipëri.

Herën e parë ai ka hyrë në territorin tonë në Rinas më datë 6 nëntor të vitit 2013 dhe ka dalë nga Shqipëria po atë ditë. Herën e dytë ai ka hyrë nga pika kufitare e Muriqanit në Shkodër dy muaj më pas, më saktësisht më 10 janar 2014. Ka lënë vendin tonë një ditë më pas duke u larguar nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)