Rrëzimi i helikopterit në Shkodër
Prokuroria: Gabim njerëzo
Dhjetë muaj pas aksidentit tragjik të helikopterit “EC 145” të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës, Prokuroria e këtij rrethi ka përfunduar hetimet duke konkluduar se ngjarja ka ardhur si pasojë e gabimit njerëzor të të dy pilotëve, që humbën jetën në këtë aksident
Dhjetë muaj pas aksidentit tragjik të helikopterit “EC 145” të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës, Prokuroria e këtij rrethi ka përfunduar hetimet duke konkluduar se ngjarja ka ardhur si pasojë e gabimit njerëzor të të dy pilotëve, që humbën jetën në këtë aksident.
Paralelisht me këtë konkluzion, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje, me argumentimin se personat që kanë konsumuar veprën penale, konkretisht pilotët Donald Hoxha dhe Floran Delia, të shpallur dëshmorë, kanë humbur jetën në aksident.
Gjate 10 muajve të hetimit, organi i akuzës hetoi për dy vepra penale, “lëvizja e trupave pa të drejtë” dhe “shkelje e rregullave të fluturimit ajror”.
Sa i takon akuzës së parë janë pyetur mbi 20 ushtarakë, si dhe janë administruar një sërë dokumentesh nga baza ajrore e Farkës, që nga libri i përgatitjes teorike të helikopterit “EC 145” e deri te regjistri i ambulancës për gjendjen shëndetësore të pilotëve.
Në fund të hetimeve rezultoi se, në asnje rast nuk u konstatuan shkelje nga personeli i bazës ajrore të Farkës mbi rregulloren e fluturimeve ushtarako-ajrore. Ndërsa në hetimet për shkelje të rregullave të fluturimit ajror, Prokuroria, në bazë edhe të pamjeve filmike të kabinës së pilotëve, konkludoi se rrëzimi i helikopterit ka ardhur si pasojë e manovrave të gabuara në kabinën e pilotimit.
Dhe duke qenë se nga ky aksident humbën jetën të dy pilotët, organi i akuzës ka mbyllur përfundimisht hetimet për këtë ngjarje./Top Channel
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44