Kompania SGS e cila ofron shërbimin e saj për kolaudimin e automjeteve në të gjthë vendin, ka reaguar sot ndaj radhëve të gjata të krijuara pranë zyrave të saj, duke theksuar se ajo punon çdo ditë, por muaji dhjetor ësHtë një periudhë me shumë ngarkesë, duke qenë se drejtuesit e automjeteve e lënë për në fundvit realizimin e kolaudimit.
Në një deklaratë, kompania konçensionare SGS thotë se, zyrat e saj punojnë sipas një orari fleksibël,ndërkohë që ëhstë shtuar ndjeshëm edhe numri i punonjësve të vënë në dispozicion të drejtuesve të automjeteve.
Ajo shton se, do të testojë çdo mjet që do kërkojë shërbimin, por kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që ata të paraqiten pranë zyrave gjatë gjtihë ditës për të kryer edhe kolaudimin e automjeteve të tyre.
Ja deklarata e plotë.
Dhjetori është një muaj më i ngarkuar i vitit dhe në qendrat e kontrollit teknik të SGS Automotive Albania paraqitet një numër shumë i madh qytetarësh për të kryer kontrollin teknik të automjeteve. Kjo sjell radhë të gjata dhe ndonjëherë edhe pakënaqësi te qytetarët. Me qëllim shmangien e radhëve të gjata kryesisht në ditët e fundit të vitit dhe mbarëvajtjen e procesit të kryerjes së kontrollit teknik të automjetit, qëndrat e kontrollit teknik të SGS Automotive Albania janë në shërbim të qytetarëve në çdo ditë të javës, sipas një orari fleksibël, duke filluar punë në orën 07:00 të mengjesit dhe duke mbyllur vetëm kur të jetë testuar edhe makina e fundit e rregjistruar në sistem. Numri i personelit të specializuar që punon me orë shtesë është rritur ndjeshëm aty ku volumi i kontrolleve është rritur. Kompania SGS Automotive Albania do të testojë cdo mjet që do kërkojë shërbimin në qëndrat tona të kontrollit, por ne duam tju kërkojmë qytetarëve të na ndihmojnë ne dhe veten e tyre duke ardhur për te kryer kontrollin teknik gjatë gjithë ditës dhe orareve që ne jami hapur dhe jo të zënë rradhë që në orët e para të mëngjesit para qëndrave tona. Kjo shkakton vetëm konfuzion dhe vonesa të panevojshme.
Ne do jemi fleksibel me oraret tona dhe të gjithë qytetarët do ta marrin shërbimin duke ju siguruar në të njëjtën kohë cilësi të lartë të kontrollit teknik të automjeteve të tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com