Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, vetëdorëzohen në Polici motrat Antonela dhe Mariela Berishaj

TIRANË- Dy muaj pas shpalljes në kërkim, për rrahjen e Klea Prengës, dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj janë vetëdorëzuar në drejtorinë e policisë në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ata u vetëdorëzuan në Drejtorinë e policisë në prani të avokatit.

Ndaj Mariela Berisha është ekzekutuar vendimi për vënien nën masën e sigurisë 'Arrest në burg', ndërsa për Antonela Berishan është vënë masa e sigurisë 'Detyrim paraqitje'.

'Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. 

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit "Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore" ndaj shtetases A. B.', njofton policia.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet. Fillimisht u dyshua se ato ishin larguar nga Shqipëria për në Dubai.

Klea Prenga pas goditjes ka dëme të pariparueshme në fytyrë, teksa i kanë rrezikuar punën e saj si blogere.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poli: 16/10/2024 23:37

    Motrat Berisha jane lloj njerzish qe vendosin vizore poshte jastekut qe te masin ne mengjes sa ore kane fjetur.

    Përgjigju
  • Dsarewq: 16/10/2024 23:06

    Femra përtej imagjinatës "zabrehane"

    Përgjigju
    • Popo: 16/10/2024 23:26

      Ka paguar nsonje gollovar kam ren dakort 3 sit i ke arreat shpie ose detrim paraqitje

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë