Rrahën nusen se i kërkoi ujë! Vjehrra: Ajo vajzë të mbledhë mendjen! Vuan nga depresioni, deshi të mbyste foshnjen (VIDEO)

ELBASAN- Vjehrra e nuses e cila denoncoi pak ditë më parë dhunën që ajo bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj kishin ushtruar ndaj saj ka treguar një tjetër variant të kësaj ngjarjeje. Në një rrëfim për Report Tv ajo është shprehur se nusja ka sajuar çdo gjë duke deklaruar se ajo e fundit vuan nga depresioni, gjë për të cilën edhe kurohej.

Ajo akuzon nusen e djalit të saj se ka mashtruar edhe më herët duke akuzuar për dhunë edhe dy djem të tjerë me të cilët ka pasur lidhje.

"Ne duhet të bëjmë shumë komente dhe të tregojmë të vërtetën që edhe unë të jem e ndërgjegjshme. Nusja të mbledhë mendjen dhe të kurohet nga depresioni. Pi ilaçe dhe nuk di çfarë flet. Isha unë me vajzën e vogël poshtë rreth orës 7. U ngjitëm lart. Kur ia dhamë vajzën se do i jepja djali bukë kjo bërtiste si e çmendur dhe deshi të mbyste vajzën. Ne kemi shpëtuar vajzën. Vazhdimisht vajza ka shenja por nuk e kisha kuptuar. I kam thënë të gjithëve që ajo do kurim, do neurolog. Ajo ka bërë film horror, u bë si bishë dhe dy burra nuk e mbanin dot. E kam vënë re dhe kur ishte shtatzëne dhe ia kam lënë hormoneve. Ka bërë një tentativë për t'u hedhur nga marteniteti. Oficeri gjyqësor i Elbasanit më tha hap derën. Policia më gjeti me vajzën në dorë. Djali kishte shkuar për t'i blerë një kaps vajzën. Sa pa policinë ajo bërtiti 'duan të më marrin vajzën. Kjo është historia. Dhe unë kam mbaruar shkollën për psikologji dhe nuhata shumë gjëra tek ajo.

Në 2017 vajza bashkëjetonte me një djalë me emrin Armand dhe në 2018 ka bërë një tjetër kallëzim për një djalë me emrin Mahmut. Brenda dy viteve ajo ka futur brenda katër persona të pafajshëm. Armandi më ka thënë se kam lëvizur në 2017, si ka mundësi që ajo më ka denocuar në 2018. Vajza kishte bërë një abort dhe më pas ka denoncuar për dhunë", thotë vjehrra,

Dhunimi fizik i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës 4 muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të vjehrrit G.Ibrahimi.

Vendimi u mor dy ditë më parë nga gjykata e Elbasanit e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt të rëndë familjar, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”. Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, person i dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Babë e bir së bashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për “Dhunë në familje”, pasi rezulton se në datën 5 shtator kanë rrahur njëri pas tjetrit nusen e tyre. Dhunimi i saj ka ndodhur në ambientet e banesës në Elbasan, ku motivacion dyshohet se ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe.

m.v./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • 3rvin: 11/09/2019 22:35

    Popull llafazan. Shkon tv e ben emision te mbushe programin me ndodhi te tilla personale. Vojeriste te semure qe harrojne hallet e tyre dhe merren me te botes

    Përgjigju
    • Aksi: 12/09/2019 11:36

      "Rrojne me te tjera halle, se te vetave s'ju bejne balle" thote nje fjale popullore. Tipikisht me kete pune jemi marre ne shqiptaret, mbulo tonat e zbulo te botes. Por meqe ka ardhur kjo kohe qe mediatizimi ve dhe policine ne levizje, le te vazhdojne. Nese vetem kshu do u vihet ne ndihme nevojtareve, mua s'me prish pune.

  • Nuse per tu pire ne kupe: 11/09/2019 17:45

    Kjo vjehrra duket tamam si mace e zeze.Ne nga jugu kur hasim 1 te tille ndrojme rrugen.E para njehere qe ske pse e perdhos nusen e djalit duke nxjere sa te dashur ka patur. E.dyta ku eshte palloshi I djalit tend?Duhet te dali te flasi ai per nusen e vet jo vjehrra "psikologe". E treta, e di kjo "zonja" se shume femra pasi behen nena kalojne ne depresion post partum edhe do shume kujdes ndaj nenes se ka me qindra raste qe kane vrare femijet e tyre. Ne vend ta cojne ne psikolog del vjehrra i rendit ish dashnoret. Nuse futja vrapit se ke te besh me 3 te cmendur qe jane per Vlore jo Elbasan.

    Përgjigju
    • Ola: 12/09/2019 03:00

      Shum e vertet

    • Loti: 12/09/2019 02:11

      Ne s je psikolog ja ke fut kot me nr#3 (ku e di ti qe ajo ka post partum, ptsd, bipolare apo thjesht skico), te nr #2 me kot akoma, djali/haleja ka çeshtje ligjore te hapur dhe s mund te flasi ne medja per çka ngjare se perdoret kunder tija, persa i perket pikes se pare/perdhosjes ksaj SORRES i themi ne nga jugu i duhet te mbroj te vetet siç do benin dhe te tute me ty. Mbase nusen s'e ka dasht per historite qe ka pas por ja ka fut i biri ne shpi se duhet tket mbet shtatzan(kan 1 vit bashke dhe femija esht 3-4 muajshe).

    • Ana: 11/09/2019 21:37

      Te lumte!

    • Arbëri: 11/09/2019 18:27

      Bravo!!!

  • Dr.Bobi: 11/09/2019 17:42

    Nqs vuan nga depresioni ajo vajze ka nevoje per ndihmen e psikiatrit apo psikologut, jo per dhunen e vjehrres.

    Përgjigju
  • Gjuha tregon nivelin tend: 11/09/2019 17:32

    Ah moj femra shqiptare pse u katandise keshtu. Me pare kur nje i huaj thoshte "e kam gruan shqiptare" e pegezonin te gjithe se e dinin qe ishte familjare, e ndershme, krenare dhe e ndergjegjshme per vleren qe i sillte familjes. A i mbani mend nena tona me ato pak kushte qe kishin e rrespektonin mikun, krushqit, prinderit, punonin per familjen dhe e deshen burrin jo me mesazhe ne instagram apo fakebook por me qendrueshmerine qe sillnin ne shpi. Nderonin veten nenen/baben dhe familjen. Sot,ne rresht te blloku me tanga se vjen 8 marsi e harboni me kercimaret ekzotike. Fajin lerjani Armandit pastaj Mahmudit pastaj Ibrahimit, mjere femijet qe sillni ne kte bote çshembull ju kan. Hypni ne Benz e BMW e perfundoni rrugeve te Europes si prostituta. Ku ku per ju.

    Përgjigju
    • Aksi: 12/09/2019 11:33

      C'i keni keto perralla aman! Gjyshet e nenat tona kane ngrene dru si gomari ne duhan e s'guxonin te ngrinin zerin nga turpi i botes dhe se s'kishin ku te shkonin po t'i linte burri. Pse mo, demokracia e solli dhunen ne familje dhe kurverine? Idealizoni kot se kot nje kohe te shkuar, ku cdo e keqe dhe ndyresirllek eshte mbuluar e fshehur. Sot qe po dalin hapur pislleqet ju vjen ndot e distancoheni sikur s'jemi ne keta. Ndershmeria, respekti, vlerat e grave dhe burrave jane individuale dhe nuk kane humbur, sic thoni ju. Nuk mund te jetojme ne vitin 2019, sikur jemi ne kohen e "14 vjec dhenderr".

    • Shqiptarja: 12/09/2019 07:29

      Femer jam dhe une po kjo eshte shume e vertete

    • Gajur Rustemi: 11/09/2019 18:30

      ...shkurt e shqip...