Rrëfeu historinë e dhimbshme në BBV, Einxhel Shkira bën dedikimin mallëngjyes për nënën e saj: Të duam, unë, bebi dhe Dagz

Rrëfeu historinë e dhimbshme në BBV, Einxhel Shkira bën dedikimin mallëngjyes për nënën e saj: Të duam, unë, bebi dhe Dagz

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz

Gjatë qëndrimit në emisionin Big Brother Vip, Einxhel Shkira hapi zemrën me të gjithë publikun duke rrëfyer një histori mjaft të dhimbshme, atë të nënës së saj.

Mamaja e Einxhelit ka qenë mjeke në Spitalin Ushtarak, por nga një aksident i viteve më parë ka thyer legenin dhe sot ka një protezë.

Ajo shtoi se e ëma ka dhe probleme të tjera shëndetësore si Parkirsoni, që ia rëndojnë gjendjen.

“Mami nuk mund të kryente më shumë gjëra vetë. Nga një person që e donte shumë jetën, i pëlqente të shëtiste, të kërcente, të vraponte, ishte një person shumë aktiv, mamaja u kthye në një person që kishte frikë të dilte nga shtëpia, kishte frikë se mos rrëzohej prapë. Mami ka dhe probleme të tjera shëndetësore që ia rëndojnë situatën. I ati i saj ka pasur probleme me ekuilibrin, me Parkinsonin, me zemrën edhe unë gjithmonë kam pasur frikë mos do i kishte dhe mami. Nuk dua që mami të dorëzohet sepse nëse ajo dorëzohet e kemi të humbur luftën. Më tremb fakti që mund të zgjohem ndonjë ditë dhe të mos e kem më. Më tremb fakti që dita ditës ajo mund të dorëzohet, mund të jetë një tjetër njeri. Ajo nuk dëshiron të dalë më as në foto, as në video. Unë nuk do kisha qenë këtu nëse ajo nuk do ma kishte kërkuar. Ma, ti je gruaja më e bukur që e kam parë, një grua shembull dhe me zemrën më të bardhë.”, rrëfeu Einxhel aso kohe me lot në sy.

Sot nëna e saj feston ditëlindjen dhe moderatorja ka ndarë në rrjetet sociale një urim prekës.

“Vjet dëshira e saj për ditëlindje ishte të hyja në BBV, pa e ditur se ai “qiri” do i plotësonte më shumë se thjesht një dëshirë…Tashmë të njohin të gjithë dhe të adhurojnë pavarësisht se s’të kanë takuar kurrë!!

Të duan aq shumë sa unë emocionohem kur vijnë me vrap kudo që më shohin thjesht të më pyesin “Si është mami Lola?” E kushdo që më takon nuk harron kurrë të pyesë për ty…Të gjithë duan të dinë si je ti, a ke qenë më mirë, a je rënduar nga fjalët dhe situatat, a je lumturuar nga lajmet..??

E për të gjithë ata që s’më kanë takuar dot , por më shkruajnë shpesh për ty, dua t’ju them që edhe pse sot është hera e fundit që feston thjesht si nënë ditëlindjen ajo është gruaja më e lumtur në botë që vitin e ardhshëm, dasht Zoti, do e festoj si gjyshe me nipin e saj në krahë.

Kjo ka qenë ëndrra e saj e madhe, jo vetëm e imja. Ky ka qenë meraku i saj dhe ja tani që po i plotësohet, ka harruar çdo shqetësim dhe ndjehet më mirë se kurrë. Lumturia paska qenë ilaçi çudibërës për të!! Urimet, lutjet dhe bekimet tuaja janë dëgjuar dhe Zoti plotësoi gjithçka ajo kishte kërkuar…

Ndërsa unë Mam, uroj të të mbushet shtëpia me jetë, lumturi e bardhësi ashtu si ke zemrën.  Uroj ta kesh jetën sa më të gjatë e plot shëndet për të gëzuar me nipër e mbesa ( se pa një mbesë nuk të lejmë jo) Shpresoj që bebi të trashëgojë jo vetëm bukurinë por gjithë mirësinë e shpirtit tënd. Të duam shumë. Unë, bebi dhe Dagz.”, ka shkruar Einxhel.

25/3
G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç