Rrëfimi i deputetit grek për infektimin e të vëllait me COVID-19

Në një kohë kur numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar 100 milion të infektuar në të gjithë botën. Thirrjet për respektim të masave po rriten çdo ditë e më shumë. Një ndër personat që u është shtuar listës atyre që bëjnë thirrje për respektimin e masave është bërë edhe deputeti grek, Giannis Kallianos. Deputeti ka folur për gjendjen në vetë familjen e tij, pasi i vëllai vuan nga COVID-19.

 “Prej disa ditësh, ai është shtruar në spital për shkak të koronavirusit, merr frymë me oksigjen, e ka temperaturën 40 gradë, ka pneumoni. Merr 2 antibiotikë, injeksione intravenoze të kortizonit dhe insulinës. Kollitja e tij është e fortë saqë ai nuk mund të ecë dhe nuk mban dot ekuilibrin”, shkroi Kallianos.

Ai falënderoi të gjithë mjekët për kujdesin ndaj vëllait të tij dhe theksoi se ai dhe familja e tij, se ishte i frikësuar për jetën e tij.  Ky virus është një makth, ju lutem jini të përgjegjshëm dhe mbrojeni veten dhe njerëzit tuaj, bëri thirrje deputeti.

 

Προσπάθησα να μη μιλήσω όλες αυτές τις μέρες γιατί ψυχολογικά δεν είμαι καθόλου καλά αλλά ο θυμός μου είναι μεγάλος προς...

Posted by Γιάννης Καλλιάνος - Giannis Kallianos on Tuesday, January 26, 2021

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria do vijojë të mbyllet në orën 20:00/ A ju duket i drejtë vendimi i ekspertëve për të mos ndryshuar masat anti-COVID?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Luan Përzhita rrëfen ‘Arkeologjinë e Tiranës’. Arkeologu: Problem për turistët, infrastruktura