Rregjistri i makinave, nxjerr Ermalin
me dy automjete “Renaul” e “Passat”
Ndryshe nga sa u deklarua nga avokatët mbrojtës se Ermal Hoxha nuk ka asnjë automjet në pronësi të tij, të kundërtën tregon rregjistri i Policisë së Shtetit për automjetet që ndodhen në Shqipëri. Nga një verifikim i thjeshtë ka rezultuar se Ermal Ilir Hoxha, rezulton të ketë dy automjete në emrin e tij.
Ndryshe nga sa u deklarua nga avokatët mbrojtës se
Ermal Hoxha nuk ka asnjë automjet në pronësi të tij, të kundërtën tregon rregjistri i Policisë së Shtetit për automjetet që ndodhen në Shqipëri. Nga një verifikim i thjeshtë ka rezultuar se Ermal Ilir Hoxha, rezulton të ketë dy automjete në emrin e tij.
Një automjet është tip “Renaul Joe Espace” ndërsa një automjet tjetër që është në emër të tij është “Wolsvagen Passat”. Të dyja këto automjete rezultojnë të jenë në emër të Hoxhës, ndërkohë që tashmë është prokuroria e Krimeve të Rënda që do vendosë nëse do vere nën sekuestro automjetet ose jo. Pak ditë më parë avokati i Ermal Hoxhës, Asaf Hadëri, deklaroi para mediave se nipi i ish-diktatorit nuk ka asnjë lidhje me këtë grup, pasi sipas tij nuk është në gjëndje ekonomike dhe ska asnjë makinë, që të bëjë trafikin e drogës.”…është e vërtetë, çdo njëri nga ne mund të shoqërohet me çdo person që hyn e del në Shqipëri për interesat e tij ekonomike, ai ka shoqëruar kolumbianët duke e paguar ata si taksist.
Si Ermal Hoxha ka lëvizur me “Ferrari” nëpër Shqipëri e Tiranë kur ai s’ka makinë të tijën, është i papunë, është i pa shptëpi,është me qëra. I ka transportuar me makinën e vëllait të tij dhe kjo makinë është sekuestruar. Qëndrimi i klientit tim është ky, se s’ka pranuar akuzën…"-ka deklaruar avokati Hadëraj. Më tej avokati ka deklaruar se kishin kërkuar në gjykatë që arrestimi i kryer në drejtim të klientit të konsiderohet i paligjshëm për faktin se në adresë të tij nuk ka asnjë provë konkrete që të ligjësojë arrestimin e tij dhe akuzën.“Unë kërkova që masa e sigurisë “arrest me burg” të ndërrohet duke u vendosur detyrim paraqitje. Do të ndjekim shkallët e drejtësisë për të provuar të drejtat tona ligjore”-u shpreh avokati pas përfundimit të seancës.
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print) data 20 janar 2015
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rezarta Shkurta shijon pushimet e luksit në Maldive me Ermal Hoxhën, "rrethuar" nga peshkaqenët dhe flamingot
27 Shkurt, 18:50
-
EKSKLUZIVE/ Laboratori i kokainës në Xibrakë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Ermal Hoxhës për pafajësi
28 Nëntor 2023, 17:01
-
EKSKLUZIVE/ Lista e papublikuar e OFL: Nga nipi i Enver Hoxhës tek Edmond Bego, Nehat Kulla, dhe i forti i Saukut
20 Shkurt 2020, 15:23
-
Prapaskenat / Gjyqtarja që ‘izoloi’ Saimir Tahirin dhe liroi Arben Frrokun iku nga drejtësia pasi u njoh me dosjen e pasurisë
7 Shkurt 2020, 15:45
-
Aksioni kundër KÇK-së, Spaho: Saimir Tahiri dhe Ermal Hoxha, janë argumentet se përse PD-ja nuk ka besim
6 Shkurt 2020, 13:37
-
PD: Jo turizëm policor, Anti-KÇK të përqendrohet në Tiranë! Pasuritë e Ermal Hoxhës nuk duhet të mbeten të paprekshme (VIDEO)
5 Shkurt 2020, 13:38