Frutat nuk duhet të hahen pas ushqimit, por në lukth të zbrazët.
Ekspertët këshillojnë: Së paku tri lloje frutash në ditë janë pjesë e pashmangshme e ushqimit të rregullt!
Ushqimet me fruta luajnë rol kryesor në detoksikimin e organizmit, sepse e furnizojnë me sasi të madhe të energjisë.
Por, për të përfituar më shumë nga efektet e dobishme shëndetësore të frutave, konsumoni ato para vakteve kryesore.
Nëse hani dy copa bukë dhe pastaj një pjesë pemë, pema nuk do të arrijë si duhet në zorrë përmes lukthit, sepse buka e pengon.
Kjo ndodh sepse i gjithë ushqimi në lukth zbërthehet, fermentohet dhe shndërrohet në acid. Sasia përkatëse e frutit bie në kontakt me ushqimin në lukth, ndërsa më pas e gjithë masa e ushqimit fillon të prishet dhe për këtë vjen deri te mundimi i lukthit.
Por, kjo nuk ndodh me të gjitha pemët, pasi përjashtim bëjnë agrumet, siç janë portokalli dhe limoni, pasi ato veç janë acidike

Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print) në suplementin Shendeti

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)