Është festa e të dashuruarve, por janë kryesisht meshkujt ato që bëjnë dhurata!
Megjithatë duket sikur edhe në këtë ditë, kuleta e meshkujve do të ‘vuajë’ pak më shumë, pasi një nga rregullat e kësaj feste është që, nëse zgjidhni të darkoni, fatura duhet të paguhet nga mashkulli.
E ftuar në “Rreze Dielli”, ekspertja e rregullave të sjelljes Olesia Leço tregon cilat duhet të jenë rregullat që duhet t;I zbatoni në darkën e Shën Valentinit, sidomos nëse kjo është darka juaj e parë.
“Vajza porosit e para. Në restorante shumë të mira, menyja që i jepet femrës nuk ka çmime, sepse dihet të paguajë mashkulli. Duhet të paguajë mashkulli patjetër sot. Mos zgjidhni gjënë më ekonomike në meny sepse e nënvlerësoni. Zgjidhni diçka që konsumohet lehtësisht, një diçka që kërkon përdorim perfekt të servisit të tryezës. Kur jemi në takimin e parë do dëgjojmë dhe nuk duhet të themi ‘unë’. Nuk flasim për raportet e mëparshme dhe heqim telefonin nga tryeza.” shprehet Leço.