Hyrja në fuqi e rregullores së re të Gjykatës së Posaçme sjell një tjetër shkëputje nga komunikimi me median: mbylljen e grupit në WhatsApp përmes të cilit jepeshin njoftimet.
Tanimë GJKKO do të krijojë një grup të posaçëm komunikimi në të njëjtin aplikacion ku do të përfshihen vetëm gazetarët e akredituar.
Njoftimet, deklaratat, komunikatat e gjithçka tjetër, do të shpërndahen në këtë grup, si dhe do të jenë të postuara në faqen zyrtare të Gjykatës.
Për akreditimin, gazetarët duhet të plotësojnë një formular dhe një deklaratë që do ta dorëzojnë pranë Gjykatës (dorazi, me postë ose me email), bashkë me dokumentacionin e kërkuar.
Lajmi kryesor:
GJKKO shpërfilli kritikat e shoqatave të gazetarëve, vendase e ndërkombëtare! Nga sot në fuqi Rregullorja që censuron mediat
LAJMET MË TË VLERËSUARA










