Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila censuron punën e gazetarëve po monitorohet dhe nga Bashkimi Europian.
Në një reagim për Report Tv, ndonëse nuk shpreh kritika të drejtpërdrejta për dokumentin, që pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator, Delegacioni i BE-së lë të kuptohet qartazi se e sheh atë problematik në raportin që krijon me mediat kur flet për "gjetjen e një ekuilibri të drejtë ndërmjet masave të sigurisë dhe aksesit në informacion dhe transparencës së proceseve gjyqësore, në përputhje me standardet dhe parimet evropiane”.
Delegacioni thotë se në mbështetje të gjetjes së këtij ekuilibri “BE-ja është e gatshme të vijojë të ofrojë ekspertizë të specializuar si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik”.
Në komentet e tij për këtë çështje e cila ka shkaktuar një reagim të fortë kundërshtues nga komuniteti i gazetarëve vendas, por dhe shoqatave ndërkombëtare të mediave, Delegacioni thekson se “BE-ja do të vijojë t’i monitorojë nga afër këto çështje në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.
Reagimi i plotë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri për Report Tv:
"Bashkimi Europian është në dijeni të një rregulloreje të re të brendshme për sigurinë, rendin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e cila merr parasysh karakteristikat e veçanta organizative, operacionale dhe të sigurisë që lidhen me GJKKO-në dhe proceset gjyqësore të saj.
BE-ja është e gatshme të vijojë të ofrojë ekspertizë të specializuar si për sistemin gjyqësor, ashtu edhe për komunitetin mediatik, në mbështetje të gjetjes së një ekuilibri të drejtë ndërmjet masave të sigurisë dhe aksesit në informacion dhe transparencës së proceseve gjyqësore, në përputhje me standardet dhe parimet evropiane. BE-ja do të vijojë t’i monitorojë nga afër këto çështje në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE".
Një javë më parë, edhe prezenca e OSBE-së në Shqipëri i tha Report tv se po monitoron procesin analizon nga afër situatën. OSBE-ja bëri të ditur po ashtu se do të vlerësojë edhe nëse akti i hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së Erion Bani, është ose jo në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi dhe angazhimet përkatëse të OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare.
Të shqetësuar janë shprehur edhe organizatat ndërkombëtare të mediave.
Reporterët pa Kufij, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Rrjeti Safejournalisht kërkojnë pezullimin e kësaj rregulloreje dhe një analizë dhe konsultim me grupet e interesit përpara se të vihet në zbatim.
Shoqatat shqiptare të gazetarëve kanë reaguar po ashtu duke e kundërshtarur me forcë Rregulloren e GJKKO-së e cila sipas tyre përbën një kufizim të ri të lirisë së mediave dhe të drejtës kushtetuese për informim publik.
Dokumenti i hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, vendos kufizime dhe ndalime, që praktikisht e ndalojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë. Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale përmes mesazheve me tekst, të informacioneve nga seancat.
-
Qe Media ne Shqiperi te arrije standartet e nje media jo te njeanshem ne raportim, te nje media investigative, si psh ne rastin kur nje ish-president akuzohet dhe ndodhet ne paraburgim, duhet ne rradhe te pare te kete "guximin te konfrontoje rrezikun e vertetimit te akuzes" per ish-presidentin, politikanet e implikuar ne skandale, qe filluan me nje shishe shampanje ne vaske me hidromasazh dhe perfunduan ne transformimin urban te Shqiperise, per nje kohe te shkurter dhe ndoshta duhet ta them me plot bindjen ne 60% te Ballkanit. Krimet e politikes zakonisht fillojne me "krime pasioni" dhe perfundojne me krime shteterore. Nqs Media ne shqiperi ndjek kete linje investigimi natyrisht perfundimi do te jete me krime shtetrore. A eshte i drejte vendimi i GJKKO per Median, une them se po, persene po e argumentoje ne kete menyre: Dihet boterisht menyra dhe strategjia qe ndoqi TRUMP 1, ne 2016. Faza me e rendesishme ishte " dixhitalizimi i zgjedhjeve presidenciale TRUMP1", te gjithe menduan se Rusia, hakers, blogimet, media dixhitale kishte gisht ne zgjedhje e presidences se pare te Trump. Dhe duke kryer nje retrospektive te politikes amerikane 2016 -2026 si dhe ndikimi i saj ne Evrope dhe Ballkan, te gjithe mendoj, ose te pakten ata qe kane informacion dhe dijeni, do te arrinin ne nje perfundim qe eshte : Media asnjehere nuk mund te jete neutrale dhe investigave, derisa ajo konsiderohet si burimi i klienteles se perzgjedhur per bashkepunim ne krim me politikanet. Pra media eshte mbeshtetese vetem per klientelen e saj! Por mund te sjell nje shembull qe askush ne politiken shqiptare apo analiste e kapen si nje risi ndryshimi apo si nje "silent alarm" i shfrytezuar nga Barak Obama ne 2010. Obama ne 2010 ndryshoi nje linje elektorati dhe menyren se si zhvillohej fushata zgjedhore ne USA ketu e 500 vjet shtet demokratik qe perdorte Media_TV si dhe fuashatat e reklamave per te perzgjedhurit. Ndryshoi taktiken e sponsorizimit te Media-TV per politiken dhe fushtat dhe filloi nepermjet, sms, twiter, what's up, me miljona zgjedhes ne USA. Cfare do te thote kjo, dhe sinjali i fshehur i Obames per klientelen e Media- TV. Post scriptum: derisa konsideroheni nje media klienteliste nuk gezoni besueshmeri, dhe natyrisht si " cdo lloj trendi " qe i vjen fundi, edhe media duhet te ndryshoje. Trump u zgjodh pikerisht nga kjo frike dhe sinjal i heshtur i obames, si nje kunderpergjigje, zgjodhi nje perfaqsue te biznesit te Show mediatik. Dhe ky ishte gabimi i rradhes i Media -TV, kur nje kunderpergjigje ndaj Obames, vertetoi faktin e frikes se asnjansimit nga politika....
Përgjigju -
Po pse nuk dine tanet?! Jane shpirtezinje dhe te PDse. Pse nuk ngrejne akuze per firmen qe beri kanalin e ujrave te zeza ne Kashar qe u gjete trung peme brenda ? Apo ishte PD ne pushtet athere?à
Përgjigju









Komente
Komento