Në Gjykatën e Posaçme ka rifilluar gjykimi pas një vit pezullimi për shkak të mosmarrëveshjes të të pandehurve, Dritan Rexhepi i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës. Dje filloi gjykimi në mungesë për të njëjtin rast edhe i Altin Hajrit edhe ky i akuzuar për të njëjtat vepra penale.
Për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Posaçme dënoi në 29 shtator të këtij viti me burgim të përjetshëm kopshtarin e kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili, i vetmi person i arrestuar, i cili sipas gjykatës ka marrë pjesë në mënyrë direkte në zhdukjen e kufomës.
Festim Bexhdili ka dëshmuar më herët se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, i dyshuar si një nga personat kryesorë që ka vënë në zbatim planin për rrëmbimin dhe mbajtjes peng të Jan Prengës, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë dhe se është larguar disa kilometra nga resorti. Ai deklaroi se trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra dhe se më pas nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur, por kjo dëshmi e tij nuk e ka bindur SPAK.
Ndërkohë, gjykimi vijon për Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqin, Martin Bletën, Korado Keshtejan, Artan Doçajn, Aldo Majnishtën dhe Geraldo Martinin. I vetmi nga të mësipërmit i arrestuar dhe që pret ekstradimin nga Spanja drejt vendit tonë është Gentjan Funiqi.
Si ndodhi ngjarja
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020 dhe prej gati 3 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili. Ai u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.1%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën! Kërkonte 10 mijë euro në muaj
25 Mars, 11:43
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet
25 Mars, 09:47
-
Rikonstruksioni i Komisariateve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e deputetit Plarent Ndreca dhe 15 të tjerëve (EMRAT+VENDIMI)
20 Mars, 15:20
-
I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku
20 Mars, 12:52
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime
20 Mars, 11:49
-
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit! Lulzim Berisha mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni
20 Mars, 09:51
-
'Shpirti' / GJKKO dënon me 10 vite burg dy anëtarë të grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës
19 Mars, 16:32
-
Shpërdoroi detyrën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 8 muaj burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës! I konvertohet në 1 vit e 4 muaj shërbim prove
19 Mars, 13:15
-
Dosja ‘5D’/ GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë, të pandehur 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
18 Mars, 14:02
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Otin e Elbasanit s’e vrava dot se Suel Çela më nxori në pritë, flisja në Matrix! Talo Çela më ofroi 2 mln euro për të vrarë Alibejn, bisedat në SKY ECC
18 Mars, 11:15
-
5 muaj seancë paraprake, ç’po ndodh me dosjen e aferës “Partizani”?! Të pandehurit për korrupsion Berisha e Malltezi taktikë për zvarritje pa fund (VIDEO)
18 Mars, 10:39
-
Pjesë e 'skuadrës' së Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixheku! Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje
17 Mars, 17:46
DUHET DENIMI ME VDEKJE PER KETA FUNDERRINA.
Përgjigjuo ardi shiko punt e tua o njesh e leri komentet pa lidhje se fundurinat nuk jan kta kta kan qen pun te tyre e hall te tyre e sa per muabet gent doci me gjith farefis jan njerez te lart e me bes dhe trima e nuk jan si thua ti u vajti keq por jan njerz ne pun te tyre e dhe gjaku i falet se jane me shume vlera pamvarsisht rasti u iku ters punet e perendis