“Rrënjë”, vepra e Ulpiana Malokut në teatrin ‘Metropol’! Dialog ekzistencial i nënës e binjakëve të palindur

Janë dy personazhe intriguese, që frymojnë dhe reflektojnë brenda barkut të nënës së tyre, njëri që beson në jetën pas lindjes dhe tjetri skeptik. Bëhet fjalë për dy embrione, X dhe Y, të cilët bëhen dëshmitarë të shpresës dhe shqetësimit, ndërsa përballen me një dyluftim të fuqishëm ekzistencial që prek edhe zemrën e shikuesit. “Rrënjë” titullohet vepra me autore Ulpiana Malokun, e lexuar skenikisht në Teatrin “Metropol” mbrëmjen e së mërkurës.

“Trajtohet paralelizmi mes jetës dhe vdekjes dhe besimi nëse ekziston apo jo jeta pas vdekjes. Vepra është shkruar para katër vitesh dhe iu dedikohet të gjithë njerëzve, të cilët kanë pikëpyetje ekzistenciale për jetën, për unin e tyre, besimin te tjetri.”,- shprehet për "Report TV", autorja Maloku.

Ndërsa aktorja Tana Kalemaj thotë se është përvoja e saj e parë e kësaj forme, që patjetër ka sfidat e veta.

"Unë e kam lexuar tekstin edhe më parë dhe i jam rikthyer. Jo gjithmonë kam patur të njëjtin përjetim dhe të njëjtën përvojë, qoftë dhe vetëm duke e lexuar tekstin në intimitet dhe jo përballë një publiku. Besoj se ia kemi dalë të përçohet emocioni, të përjetohet dhe kuptohet teksti dhe flluska imagjinare të jetë shumë pranë publikut, që e ka ndjekur leximin.”, - nënvizon ajo

Edhe për aktorin Gesjon Selfo gjithçka ka shkuar mirë.

“Interpretova Y. Ai ka ngarkesë si karakter sepse është gjithmonë një karakter skeptik, ka gjithmonë dyshimet e tij, por besoj se shkoi mirë. Y është gjithmonë ajo pse-ja, ndërsa X është gjithmonë e vërteta, ajo dora e cila mban vëllanë dhe i thotë që kjo është e duhura.”, - vëren ai.

 Libri “Rrënjë” i Malokut është promovuar disa vite më parë në Prishtinë, duke vënë theksin në fuqinë e gruas dhe përkujdesin e jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve.

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja