Historia 100-vjeçare e Shqipërisë, nga shitja e territoreve te ministrat e paditur, ‘Otto Witte 5 ditë mbret’! (VIDEO)

Historia e tij është në kufijtë e të pabesueshmes, por jo e papërfolur, deri dhe nga autorë të huaj. Otto Witte është një magjistar gjerman, që në mënyrë tinëzare, shpallet si mbret i Shqipërisë për plot 5 ditë, gjatë trazirave të 1913-ës. Stefan Çapaliku, e sjell këtë personazh në dukje imagjinar, me këmbë në tokë, duke i veshur cilësitë e shumë prej politikanëve tanë, në qeverisjen njëshekullore. Shfaqja "5 ditë mbret"  me regji dhe skenar të Çapalikut vjen nën lojën e dy aktorëve të rinj të talentuar, Rafael Hoxhaj dhe Ismail Shino, që mbajnë publikun të mbërthyer, përmes batutave, gjestikulacionit dhe shkathtësisë për t’iu përshtatur vendeve e ngjarjeve.

Shfaqja premierë "5 ditë mbret" në tarracën e Pallatit të Kulturës (vazhdon këtë fundjavë), ngjet lehtësisht më aktualitetin e protagonistët aktual të politikës, kjo, siç shpjegon regjisori, sepse ngjarjet e politikat përsëriten. Nga shitja e territoreve, tek mungesa e investimeve në resurse, parat e shpejta, pse jo me kultivimin e hashashit janë idetë gjeniale të Otto Ëitte në mbretërinë e tij 5 ditore.

“Puna për t’u rikthyer tek personazhi ka qenë shumë e lodhshme edhe thellë, sepse kemi bërë edhe kërkim. Kllouni është ai që mbetet përherë i njëjti”, thotë Rafael Hoxhaj.

“Nuk ka qenë një shndërrim vetëm fizik, por ka qenë edhe një punë e madhe kërkimore, që ka bukurinë e vet, sepse ndikon në plotësimin e figurës së personazhit, që ju shihni edhe shijoni”, shprehet Ismail Shino.

Ministrat servilë e të paditur ja bëjnë punën më të lehtë. Por ndërkohe që pushteti e ngjit në shkallet më të larta të mbretërisë, vetmia e gllabëron në skutat e frikës dhe panikut. Çdo t’i mbetet Otto Witte, kur të zbulohet dhe rrugëtimi i tij mbretëror do t’i lërë vend jetës së mëparshme?

“Në figurën e Ottos edhe në figurat që ai ka, unë kam përmbledh gjithë historinë 100-vjeçare të Shqipërisë. Kur flet për shitje territoresh i referohesh Ahmet Zogut, për bunkerët na kujtohet Enver Hoxha, që donte të mbronte pushtetin e tij me çdo kusht. Kur flasim për mbledhjen e hashashit kujtojmë qeveritë pas viteve ’90. Edhe kur flasim për dhënien e detit Greqisë, kujtojmë sërish qeveritë e tranzicionit, këtë që është edhe atë që ka qenë”, shprehet Çapaliku.

Me siguri një histori gati aksidentale si mbret, që ndonëse e shkruar dhe në pllakatin e varrit të tij, do të jetë e vështirë për tu besuar... Një vërtetim i shëndetit të tij mendor, mund t’ja kishte lehtësuar punën, por Çapaliku tregohet shpagues, duke i lënë publikut mundësinë e zgjedhjes për ta besuar a duartrokitur.

VIDEO / Intervista e plotë me Stefan Çapalikun

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion