Rrëshqitja masive e dherave ka dëmtuar ndjeshëm aksin rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë, duke nxitur qarkullimin e automjeteve në një sens. Problemet u shfaqwn pasditen e së dielës, në kilometrin e 13-të, pranë urës së Qenckës.
Barriera mbrojtëse u dëmtua rëndë dhe ra mbi rrugë, duke krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve. Aktualisht në zonë po pastrohen materialet inerte dhe po punohet për stabilizimin e segmentit, që trafiku të rikthehet normalisht dhe me siguri të plotë.
Ky aks ishte prezantuar si investim strategjik që lidh Maliqin me Gramshin dhe zonat përreth. Por kjo është hera e dytë që në të njëjtin segment shfaqen probleme të ngjashme, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve.
Segmenti është 18.8 kilometra i gjatë dhe rikonstruksioni është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me rreth 1.4 miliardë lekë.
Komente









