TIRANË- 80 mësues kanë munguar për ditë në shkollë në tre javët e para mësimit për shkak se janë prekur me COVID-19 ose janë persona të dyshuar të cilët duhet të vetëkarantinohen. Shifra bëhet e ditur nga burime për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku.
Ministria arsimit ka në dispozicion 1000 mësues për zëvëndësime.
Pasiguria dhe frika se çfarë mund të ndodhte me hapjen e shkollave ka lënë në shtëpi në javët e parë të shkollës 5 mijë nxënës të cilët nuk e nisën si çdo herë tjetër këtë vit mësimor. Ndërkohë, mësohet se në total rreth 40 fëmijë janë të vetëkarantinuar.
Komento