Rreth 200 fëmijë shqiptarë të zhdukur nga hotelet në Britani, këshilli bashkiak i qytetit britanik thirrje qeverisë: Kujdesuni për të miturit, po rrëmbehen nga bandat

Rreth 200 fëmijë shqiptarë të zhdukur nga hotelet në Britani, këshilli bashkiak i qytetit britanik thirrje qeverisë: Kujdesuni për të miturit, po rrëmbehen nga bandat

Emigrantë me gomone drejt Britanisë së Madhe

Qeveria britanike duhet të bëjë më shumë për t’i dhënë fund përdorimit të hoteleve për azilkërkuesit fëmijë. Ky është qëndrimi që Këshilli Bashkiak i Brighton ka mbajtur ndaj qeverisë së Britanisë së Madhe për të adresuar shqetësimin e zhdukjes së qindra fëmijëve.

Pavarësisht raporteve se fëmijët po rrëmbeheshin nga hotelet në Brighton, qeveria britanike e mohoi një gjë të tillë.

Ndërkohë, reth 200 fëmijë, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë, janë zhdukur nga hotelet ku po strehoheshin azilkërkuesit. Kryetarja e këshillit bashkiak të Brighton tha se fëmijët nuk duhet të transferoheshin në hotele sepse aty nuk e merrnin përkujdesjen për të cilën kanë nevojë.

"Mjerisht ka autoritete lokale, duke përfshirë disa në juglindje, të cilët nuk i marrin në kujdes fëmijët azilkërkues dhe kjo është ajo që do të thotë se ka një numër të madh fëmijësh ende në hotele"- u shpreh kryetarja, Hannah Allbrooke.

Ajo bëri thirrje që qeveria të zgjidhë mungesën e vendosjeve në kujdesin social të fëmijëve dhe të zgjidhë krizën e rekrutimit të punonjësve socialë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cani: 05/02/2023 20:44

    ka mundesi te shfrytezohen seksualisht nga pedofilet dhe toksikomanet ne angli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës