Rreth 55 mijë vizitorë kanë ndjekur
"Kryeveprat e artit italian të 900-s”

Rreth 55 mijë vizitorë kanë ndjekur<br />
E konsideruar si një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Tiranë, ekspozita "Kryevepra e artit italian" pas tre muajsh po largohet. Mbi 60 protagonistë të shquar të artit italian, si Giacomo Balla, De Chirico, De Carolis, Vittorio Grassi, Carlo Levi, Alberto Savinio e më gjerë janë ekspozuar më 16 janar në Galerinë Kombëtare të Arteve.
 
Suksesi ka qenë i madh pohon deputeti Artan Gaçi, një nga mbështetësit kryesor kësaj ekspozite. Gaçi pohon se kjo ekspozitë që qëndroi e hapur për 77 ditë u vizitua nga 54,169 vizitorë, me një mesatare prej 700 njerëz në ditë, duke përfshirë dhe nxënësit e shkollave.

“Një sukses i jashtëzakonshëm i artit figurativ, në një galeri ku mesatarja e vizitorëve është 100 veta në muaj, të arrish që për 77 ditë të sjellës 54 mijë vizitorë do të thotë që suksesi jo vetëm është vlersuar por më tepër”, u shpreh deputeti Gaçi. 

Pikturat e 900-s i kanë vizituar rreth 630 klasa me rreth 19,000 studentë. Mes rreth 55 mijë vizitorëve përfshihen të ardhurit nga Durrësi, Kavaja, Lushnja, Gjirokastra, Korça, Malësia e madhe, Kosova, e më gjerë, por edhe turistët nga Italia, Polonia, Japonia, Gjermania, Holanda, Amerika, Zvicra, Greqia, e vende të tjera. Artan Gaçi, shprehet se pas suksesit me kryeveprat italiane do të tentojë të vijnë edhe veprat origjinale të Pablo Pikasosë nga Parisi.

“Ne nisëm punën për të hapur një ekspozitë serioze me synimin për të sjellur Pikaso-n në Shqipëri. Nuk ia arritëm ta sjellim si ekspozitë të parë, kemi marrë një premtim, kemi dhënë një premtim publik edhe ndaj publikut edhe ndaj kryeministrit që brenda këtij viti të mundohemi të sjellim dhe ekspozitën e Pikaso-s”, tha Gaçi. 

Gina Ingrassia, koordinatorja e ekspozitës, është shprehur se ka ndjerë një kënaqësi të madhe që mediat shqiptare dhe italiane kanë pasqyruar suksesin e kësaj ekspozite duke rikujtuar piktorët më të mirë të Italisë.
 
“Janë zgjedhur piktorët e 900-s dhe jo autorët bashkëkohorë për të treguar se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi artistik mes Romës dhe Tiranës, e në këtë mënyrë është nisur nga hapi i parë. më pas kuptohet që rruga është hapur për bashkëpunime të tjera, duke parë interesin e artistëve, publikut por edhe institucioneve për artin italian. Për mua ka qenë një sukses i madh. Nuk ishte shumë e thjeshtë që të largoheshim për tre muaj veprat nga muzeu për të organizuar një ekspozitë në Tiranë. Por kjo lëvizje na jep një kënaqësi të veçantë pas suksesit që provuam”, tha ajo.

Të 100 veprat e ekspozitës që kanë qëndruar e hapur nga 16 janari deri në 2 prill të këtij viti shërbyen si një udhëtim në historinë e artit italian të shekullit të XX. Ekspozita u kurua nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani.
 
Mbërritja e kryeveprave italiane të 900-s në Tiranë u mundësua nga Arthemisia Group, Zyra e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Ministria e Kulturës, Ambasada Italiane në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

[gallery]21688[/gallery]
Arthemisia Group: Vizitorët nga gjithe Shqiperia, por dhe turistë nga mbarë Bota

Në vetëm 77 ditë ekspozita “Kryeveprat e artit Italian të viteve 1900” në Tiranë është vizituar nga 54.169 vizitorë, rreth 700 persona në vetëm një ditë.

Mes vizitorëve të shumtë kanë qenë edhe nxënësit e shkollave,rreth 630 klasa mes të cilëve 19000 të rinj kryesisht të shkollave fillore dhe të mesme. Por vizitorë të tillë kanë ardhur jo vetëm nga Tirana por edhe nga qytete të Shqipërisë si Durrësi, Kavaja, Berati, Lushnja, Gjirokastra, Malësia e Madhe, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora apo dhe Pogradeci.

Por jo vetëm vizitorë shqiptarë, kjo ekspozitë është frekuentuar edhe nga turistë nga Kosova, Italia,Polonia, Japonia, Gjermania, Danimarka, Holanda, SHBA, Zvicra, Greqia.

“Ishte një kënaqësi e madhe, por rezultati më i rëndësishëm ishte teksa shihje kaq shumë fëmijë të entuziazmuar për të parë nga afër këto vepra arti. Dua të falenderoj për bashkëpunimin Ambasadën italiane dhe Institutin italian të Kulturës në Tiranë të cilat arritën të përfshinin edhe shkollat shqiptare. Të organizoje një ekspozitë ndërkombëtare në Tiranë nuk ishte aspak një sfidë e lehtë sidomos me një publik, i cili nuk i frekuenton muzetë dhe ekspozitat . Por profesionalizmi i grupeve të punës, bukuria e këtyre veprave dhe e gjithë energjia me të cilën punuan si entet publike dhe private bën të mundur një projekt afatgjatë kulturor ”, u shpreh kryeministri Rama.

Ekspozita ‘Kryeveprat e artit Italian të viteve 1900” ishte e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë deri në datën 2 prill 2017.

Në këtë ekspozitë u shfaqën më shumë se 100 vepra të Galerisë të Artit Modern të Romës.

Projekti ishte një bashkëpunim mes palëve publike dhe private dhe u promovua gjerësisht nga vetë Kryeministri Rama, Ambasada Italiane në Tiranë, Instituti Italian i Kulturës, Ministria e Kulturës në Shqipërim Bashkia Tiranë dhe Galeria Kombëtare e Arteve si dhe me bashkëpunimin e Grupit Arthemisia, shoqëri lider në nivel ndërkombëtar për artin dhe kulturën e cila synon të vijojë investimin e përhapjes së artit në Shqipëri

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë