Këngëtarja bukuroshe, Selena Gomez, ka marrë pjesë në një organizim bamirësie për lupusin, të mbajtur të hënën në New York. Ky aktivitet u zhvillua menjëherë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “American Music Awards”, ku Gomez tërhoqi vëmendje të veçantë me performancën e saj ‘live’.

Edhe në performancën e së hënës, këngëtarja është shfaqur madhështore, teksa ka zgjedhur një fustan me ngjyrë të verdhë. Ajo e kishte kombinuar fustanin e verdhë me këpucë të bukura nga Calvin Klein, ndërsa flokët e saja ishin rregulluar në stilin ‘kulaç’.

selena gomez
(Selena Gomez e gjitha në të verdhë)

d.c./shqiptarja.com