Kur plotësohen elementët e rëndësishëm të një qyteti turistik bregdetar me struktura që janë vendosur në shërbim të banorëve dhe pushuesve, atëherë ditët e pushimit mund të zëvendësojnë lodhjen e gjithë vitit. Në rast të kundërt ato lënë pas lodhjen për të shtuar edhe pakënaqësinë e fillimit të një sezoni të vështirë.
Në një qytet si ai i Himarës përveç bukurisë së detit që ndez shkëndijat në sytë tanë nuk mund të mos kemi parasysh të sjellim atë çka ofrohet për turistët shqiptarë e të huaj.
Zëri që përfaqëson Himarën e mban mbi shpatulla një Bashki që shtrihet përgjatë të gjithë bregut të Jonit si dhe në malet e Labërisë në pjesën e ish-komunës Horë-Vranisht, është padyshim ai i Jorgo Goros.
Kryetari, i cili larg kostumit në këto ditë të nxehta është përshtatur edhe në veshje me qytetin e fshatrat që mbështjellin detin. Ai na foli për disa problematika, por edhe ajo çka është bërë për pushuesit dhe banorët.
“Shëtitorja e Himarës është në fazën e parë të saj. Është ajo që po i jep ndryshimin vetë qytetit, për ta kthyer ashtu siç është synuar nga bashkia, por edhe me mbështetje të qeverisë, qytetin e Himarës në një qendër të rëndësishme turistike.
Projekti i shëtitores do të vazhdojë, do të fillojë në shtator. Vitin tjetër qytetarët do të kenë mundësi të shëtisin më shumë në Himarë dhe të kenë ambiente më të shumta për shërbime.
Për momentin shëtitorja do vazhdojë në drejtim të portit, ku sistemohet edhe rruga që të çon në port që tashi është me probleme.
Ndërhyrje ka edhe në qendër për të sistemuar parkimet, rrugët e dyta. Ka filluar investimi edhe për shëtitoren e Jalit. Nuk e di nëqoftëse e keni parë.
Vitin tjetër edhe aty pushuesit do kenë një shëtitore fantastike.
Në shtator fillon edhe shëtitorja e Dhërmiut. Në po synojmë që turizmit ti japim jo vetëm detin, por edhe malin, ta shfrytëzojmë edhe këtë mal fantastik.
Synojmë që fshatrat tona ti kthejmë në rezidenca turistike.
Ideja jonë është që ne të japim konceptin e plazhit i cili është një me shërbimet dhe kush e kupton do të thotë që nuk dallohet rëra nga pjesa e betonuar. Në të njëjtën kohë jemi munduar ta lidhim edhe me gjelbërimin.
Pisha është pema karakteristike e zonës dhe jep një bukuri të rrallë. Unaza e qytetit jep mundësinë që qytetarët të lëvizin më shpejt drejt destinacionit të tyre, që ata të mos kalojnë nga qëndra.
Do të jetë një nga rrugët më të bukura sepse do të kompletohet me ndriçimin, me elementë të tjerë të cilët do bëjn ëmë shumë atë lëvizjen me këmbë që duam ne ti japim qytetarit.
Ajo të cilës duam ne ti japim rëndësi është rruga e lumit të Vlorës. Është rrugë që u jep më shumë mundësi turistëve që të vijnë në Himarë dhe të vazhdojnë itinerarin e tyre.
Është vërtet një problem çështja e rojeve bregdetare, ne vazhdimisht e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë që të gjendet një mundësi sesi duhet të zgjidhet, çështja financiare, çështja e përgatitjes, se po ti hysh thell ka probleme të shumta në vetvete.
Ne si bashki kemi marrë masa, duke bashkëpunuar edhe me grupet e interesit, sidomos bizneset private të cilat kanë marrë stacionet e plazhit”, u shpreh kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goros.
Mbetemi me shpresën që investimeve ti bashkohet edhe shërbimi i kullave të vrojtimit. Deri atëherë, urojmë që kujdesi të jetë maksimal në det, nga të rinjtë, fëmijët e të moshuarit.
Por çfarë mendojnë pushuesit që kanë zgjedhur shëtitoren e Himarës për të kaluar disa momente të këndshme nga mbasditja deri ne orët e vona të natës.
Dritani një pushues në Himarë tregon se për të është i treti vit që vjen të pushojë në Himarë.
Më së shumti preferon pjesën e plazhit me resurset që ka jugu. Vetëm sot ai kishte vizituar tre vende shumë të bukura, Bunec, Pema e Thatë, Kalaja e Ali Pashës.
“Bëmë një tur të vogël, por u kënaqëm pa masë”, u shpreh Dritani.
Përsa i përket çmimeve ai tregon se çmimet janë çështje koncepti.
Për mendimin e tij, janë aty aty me çmimet e Tiranës, kurse lokalet luajnë nga 15 ditëshi në 15 ditësh.
“Nuk duhet të ketë një luhatje të tillë mendoj unë. Por kjo është, në Shqipëri ndodhin kësi gjërash. Përsa i përket shërbimit, ne jemi të kënaqur, nuk është ndonjë luks, por është i kënaqshëm. Ne e kemi marrë me 3000 lek të reja, një çmim i përballueshëm për ne. Nuk ka mungesa as në ujë, as në drita”, u shpreh Dritani.
Një grup të rinjsh, turistë nga Egjipti tregojnë se shërbimi këtu është shumë i mirë dhe çmimet janë shumë të lira.
“Po i shijojmë shumë këto ditë, kemi qenë në Tiranë, Sarandë dhe tani jemi në Himarë”, u shprehën ata.
Mirela, një nga turistet që ka zgjedhur Himarën për pushimet e saj, rrëfen për kamerën tonë se çdo pasdite e shfrytëzon për të bërë një shëtitje me familjen në shëtitoren e Himarës.
Për Mirelën, shëtitorja ka ndryshim, është më pastër. Përsa i përket çmimeve Mirela tregon se krahasuar me qytetet e tjera janë pak më të larta, por duke u nisur që njerëzit vijnë për pushime, normale shpenzojne pak më tepër.
/Shqiptarja.com

VIDEO