“Konkursi i kuzhinës” në Rreze Dielli ka përballur në një sfidë gatimi dy finalistët Erjon Bardhi dhe Kuderet Lika, duke shpallur fitues të saj Erjonin. Dy nxënësit e shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit kanë marë pjesë në garën e gatimit të zhvilluar në Televizionin A1 Report për 6 javë rresht, ku kanë qenë të pranishëm konkurentë të ndryshëm.

Ata janë vlerësuar me më shumë pikë nga juria e këtij konkursi në javët e kaluara, ndërsa ditën e sotme ata janë vënë në garë përballë njëri-tjetrit. Erjoni dhe Kudreti kanë gatuar dy receta të krijuara nga ata vetë në një afat kohor prej 20 minutash. Nxënësi Bradhi kishte përzgjedhur “Kallamare të mbushur”, ndërsa nxënësi Lika “Fileto levreku me susam dhe haviar”.

Dy konkurentët kanë fantazuar duke përgatitur dy pjata mjaft të shijshme për shikuesit e kësaj rubrike. Gjatë kohës së përgatitjes nxënësit e shkollës së mesme kanë shpjeguar mënyrën e procedimit me mjetet e punës.

Ka qenë juria e përbërë nga shefi i kuzhinës Bledi, mësueja Desi dhe zonja Tefta të cilët kanë vëzhguar me vëmendje punën e Erjonit dhe Kudretit. Juria ka vlerësuar në bazë të kritereve të përcaktuara më parë punën e tyre, ku Erjoni ka grumbulluar 61 pikë ndërsa Kudreti 59 pikë.

Kështu Erjoni është shpallur fitues i “Konkursit të Kuzhinës”. Në fund të programit të dy nxënësit kanë marrë dhurata me pajisje elektroshtëpiake, ndërkohë që fituesi është vlerësuar edhe me certifikatë.
Receta e Kudret Lika: Fileto levreku me susam dhe haviar
Levrek 500 gr
karrotë 1
Patëllaxhan 1
Kungull 1
Lule Kungulli
Susam
Haviar
Majdanoz
Shkumë Qumështi
Vaj Ulliri
Kripë
Piper i Zi
Asaparagë
Hudhër
Mollë jeshile
Qershi
Receta e Erjon Bardhit: Kallamarë të mbushur
Përbërësit:
Kallamarë 4 copë
Pana 1 kuti
Ullinj të zinj disa kokrra
Presh 2 copë
Domate 1 kokërr
Salcë domate
Verë e bardhë
Miell
Vaj Ulliri
Kripë
Piper i zi
Majdanoz 1 tufë
Redaksia Online
(b.t/xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

i kuzhinës, fiton Erjon Bardhi">