Rrezikohet biznesi i midhjes
në Sarandë, ngordhin 30%

Rrezikohet biznesi i midhjes<br />në Sarandë, ngordhin 30%
TIRANE - Kultivuesit e midhjes në liqenin e Butrintit vënë alarmin se po shkatërrohet biznesi i tyre, ndërsa rrezikohet që të humbasë edhe fara e midhjes. Shkak për këtë dëmtim financiar është bërë rritja e temperaturave në Liqenin e Butrintit mbi 27 gradë (temperaturë që kërkon rritja e midhjes). Përveç ndikimit të kushteve atmosferike, në këtë problem serioz është edhe mos freskimi i ujit të liqenit nga uji i Bistricës. Hysen Mane është një prej kultivuesve të midhjes në liqenin e Butrintit, të cili pasi j’u shua midhja vitin e kaluar, këtë vit ka humbur 30 % (300 ton)të investimit të tij, investim që ka shkuar rreth 50 milionë lek të vjetra këtë vit. Disa ditë më parë se të merrte vesh për këtë dëm ekonomik, është zhbllokuar edhe kanali I Bistricës që dërgonte ujë në liqen.

KULTIVUESIT

Një prej kultivuesve të midhjeve në Sarandë, Hysen Mane është shprehur se ngrodhja e midhjeve në det ka ardhur për shkak të mos freskimit të ujit, duke fajësuar në këtë mënyrë Drejtorin e Shërbimeve Rajonale të Midhjes dhe Peshkimit Arian Demiri, i cili nuk ka bërë të mundur që gjithë uji që vjen nga kanali i Bistricës të ketë si destinacion jo arat e mbjella, por Liqenin e Butrintit. Ndërsa ka shtuar se duhet të futet edhe më shumë ujë nga kanali i Vivarit, kanal i cili është i pasur me ushqimin për midhjen. Sipas Manes këto janë disa prej arsyet që çojnë në shkatërrimin e midhjes dhe të biznesit të 36 familjeve, të cilat merren me kultivimin e midhjes në Sarandë. Mane i është drejtuar drejtorisë rajonale të peshkimit në Sarandë, por pretendon se nuk ka gjetur zgjidhje.

REAGIMI I DREJTORIT

Drejtori i Shërbimeve rajonale të Midhjes dhe të Peshkimit, Arian Demiri në një proncim për gazetën shqiptarja.com ka pranuar se në Liqenin e Butrintit ka një subjekt që i është dëmtuar, por situata është normalizuar dhe janë rikthyer parametrat optimale për rritjen e midhjes. Demiri ka nënvizuar se kanali që sillte ujë nga Bistrica ka qenë i bllokuar, por me ndërhyrjen e policisë është bërë e mundur që destinacioni të jetë Liqeni i Butrintit. “Ka 2 javë që është zhbllokuar kanali, i cili sillte ujë në liqen, dhe është bërë edhe me ndërhyrjen e policisë pasi ai ishte devijuar nga fshatarët për të marrë ujë për arat që janë mbjellë me misra.

Tani aty ka kapacitet të plotë uji për të furnizuar liqenin”, thotë drejtori Demiri. Por ai shikon si emergjente thellimin e kanalit të Vivarit. Drejtoria Rajonale ka dërguar kampione për t’i bërë analizat ujit në dy institucione në ISUV në Tiranë dhe në Institutin e Peshkimit në Tiranë. Demiri hamendëson se ngordhja e midhjeve në thellësi mund të vijë edhe nga prania e pesticideve. Ky raport, thotë Demiri, i dalë nga institutet do të ti dërgohen edhe ministrisë së Mjedisit për një zgjedhje. Ai hedh idenë që gjatë kohës kur temepraturat rriten sasia e midhjeve duhet të evakuohet në det. Për të evakuar midhjet nga Liqeni i Butrintit në det kërkohet një leje nga ministria e Mjedisit për marrjen me qera të hapësirave ujore.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca