Rrezikohet kisha e 40  shenjtorëve
Skënder Muçaj: Instituti përgjegjës

Rrezikohet kisha e 40  shenjtorëve<br />Skënder Muçaj: Instituti përgjegjës
Pas shkatërrimit përfundimtar të afreskut të Shën Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës, që u la në ujë 8 vjet rresht pas gërmimeve arkeologjike, Skënder Mucaj ngre alarmin se ka monumente të tjera që po shkojnë drejt shkatërrimit. Një nga më të rrezikuarit është Manastiri i 40 shenjtorëve në Sarandë, pohon arkelogu i njohur. 

"Në 40 shenjtorët, ekipi që filloi restaurimin e afreskut është tërhequr që nga viti 2006, edhe që nga ai vit deri më sot askush nuk është marrë me e Kishës së 40 shenjtorëve që është më i vjetri i ruajtur në tërrë territorin e mesdheut, është i vetmi që ruhet nga shekulli i XI"-shprehet Muçaj

Arkeologu Skënder Mucaj, udhëheqës i ekspeditës, rrëfen për Report TV edhe fatkeqesinë e shkatërrimit të afreskut në kishën e Shën Gjon Pagëzorit, duke u shprehur se u la në harresë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. 

"Historia e Kishës së Shën Gjon Pagzorit është paksa e komplikuar, më shumë për neglizhencë të institucioneve përgjegjëse të trashëgimisë kulturore sesa për personat që ishin jashtë këtyre institucioneve"-shton ai

Arkeologu Skënder Muçaj tërheq vëmendjen e insitutucioneve për t’u riorganizuar dhe për të vepruar me përgjegjësinë që të shpëtohen veprat e zbuluara arkeologjike. 

"Edhe piktura në këtë Kishën e çetës së Kavajës u dogj përsëri po ashtu edhe shkatërimi i afreskut të Onufrit në Kishën e Shënepremtes së Vaçit të Elbasanit. Duhet t'i kushtojnë vëmendje ata që merren me këtë punë, mos shikojnë tenderat ku janë ku s'janë."-perfundon ai

Redaksia online
(shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin