Bisedime intensive para mbarimit të afatit për armët bërthamore të Iranit Në Zvicër kanë rifilluar bisedimet përpara afatit të së martës për një marrëveshje paraprake bërthamore me Iranin.
Ministrat e Jashtëm të gjashtë fuqive botërore po zhvillojnë bisedime me homologun iranian, mes shpresave për arritjen e një marrëveshjeje pas pothuajse 18 muaj negociata intensive.
Qellimi i këtyre bisedimeve është që të imponojnë kufizime në mënyrë që të parandalojnë Iranin që të prodhojë lëndë djegëse të mjaftueshme për një armë bërthamore brenda një viti.
Nga ana tjetër, Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor. Zyrtarët iranianë dhe ato perëndimorë kanë thënë se një marrëveshje është e mundur, por gjithashtu disa çështje janë ende për t'u zgjidhur.
Negociatat në Lozanë pritet të intensifikohet gajë ditës së sotme ku do të zhvillohet një takim mes Ministrave të Jashtëm të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Kinës, Rusisë, Gjermania me diplomatin e lartë të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Në këtë takim do të jetë e pranishme edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Zyrtarët e lartë synojnë që të bien dakord për një kuadër politik, i cili do të vendosë bazat për bisedime mbi detajet e tjera teknike të një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që pritet më 30 qershor.
"Ne jemi këtu sepse ne besojmë se një marrëveshje mund të bëhet," tha sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond para gazetarëve, pasi mbërriti në Lozanë. Por ajo duhet të jetë një marrëveshje e cila e vendos bombën përtej mundësive të Iranit," shtoi ai. "Nuk mund të ketë asnjë kompromis për këtë".
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com