Ekzemplari më i rrallë në botë dhe e mbijetuara e për më shumë se 4 mijë vjetëve, xhubleta shqiptare, rrezikon të zhduket.
Ky ekzemplar i rrallë i etnografisë dhe kostumografisë shqiptare gjendet ende në trevat që përfshin Malësinë e Shkodrës deri në Mal të Zi e përreth Bjeshkëve të Nemuna.
Koleksionistja e njohur Linda Spahiu që ruan ekzemplarë të xhubletave dhe të tjera veshjeve popullore e objekteve etnografike bën apel për rrezikun e humbjes së kësaj trashëgimie.
“Janë disa zona të trashëgimisë kulturore është këmisha e Hasit,Xhoka e Miriditës të cilat janë objekte jo thjesht veshje që kanë nevojë për një interpretim shumë kulturor, për një studim të thellë të gjerë. Nuk i përkasin vetëm pasurisë shqiptare, xhubletat ka pushuar së prodhuari në vitet 20-30 dhe kanë vdekur të gjithë mbartësit e sekretit të saj” shprehet Linda.
Për Linda Spahiun elementët e xhubletës janë një libër antik i koduar.
“Raporti psikes me krijimtarinë te xhubleta është unik, është i një kulture i një popullsie që dyshoj që ekziston më sepse xhubleta si objekt që përdoret prej qibdra e qindra vjet përdoret edhe. Nuk është çudi që në male të shohim gra që i përdorin këto xhubleta. Sot Xhubletat që janë identike asnjëra nuk është njësoj me njëra-tjetrën, janë si qeniet njerëzore”, shprehet Linda
Ka një art dhe një luks të pazakontë ne veshjen e xhubletës dhe të aksesorëve të saj.
Një element tepër luksoz është mbulesa ne forme pelerine që e mbronte gruan nga shiu dhe bora
Pjesa më interesante e xhubletës është pema e fisit e të familjes, që Spahiu e quan një ADN të origjinës.
“Në fakt është një kodik i cili rregullohet përmes numrave të figurave gjeometrike, të alterimit të argjendit dhe të arit, të përdorimit të lejlasë së thellë që ishte simbol që personi që e ka patur ka qënë nga një familje aristokrate” thotë Linda Spahiu.
[gallery]23682[/gallery]
Pasi kemi bërë eksplorimin e elementëve misteriozë të xhubletës me kamerën e Report TV, Linda Spahiu rrëfen arsyen thelbësore pse xhubleta duhet të shpallet urgjentisht monument kulture i rëndësisë së veçantë dhe të merret në mbrojtje nga shteti shqiptar dhe UNESCO.
Arsyeja që duhet ta mbrojmë nuk është vetëm se xhubleta e rrallë gjendet në atdheun tim, por sepse është pasuri që i përket njerëzimit, thotë Linda Spahiu.

Xhubleta, fragmente nga pjesët e saj dhe aksesorët shoqërues
Gjuha simbolike e antikitetit te xhubleta
Linda Spahiu, me profesion mjeke pediatre, i ka kushtuar një jetë plot pasion koleksionit të saj etnografik, ku një vend të rëndësishëm zë xhubleta.
Ajo thotë se “detajet dhe elementët e xhubletës janë ende të panjohura deri në fund, janë ende të pastudiuara dhe “gjuha” e saj simbolike është e padekoduar për të kuptuar përmbajtjen mistike të veshjes së zezë dhe figurave të saj”.
Veshja me xhubletë shoqërohet nga një koleksion unik elementësh e detajesh si këmisha, kraholi, mëngëza, grykëza, kërdhokla, shoka (brezi), pështjellakët një që vihej para e një që vihet pas, jeleku, çorapet, opingat dhe stolitë metalike si vathët, unazat prej sermi, gjerdani me pllakë dhe brezi me zinxhirët për të mbajtur mjetet, çantat etj.
“Ne trashëgojmë këtë veshje 4000-vjeçare, në të cilën me kalimin e kohërave elementët arkaikë kanë kaluar përmes një sofistikimi estetik e kulturor”, -thotë Linda.
Shqetësimi i saj shkon përtej faktit të pranisë së xhubletës në një koleksion.
“Nëse nuk do të studiohen dhe dokumentohen me baza shkencore, ato do të jenë një libër me fletë të humbura”, -thotë ajo, duke argumentuar se “Xhubleta është një veshje që sfidon artet moderne dhe postmoderne, nga të gjitha pikëpamjet, si nga pamja monumentale, nga ndërtimi, teknika e endjes, ornamenteve të qëndisjeve, vizatimeve. Mendoj se çfarë do të ndodhte me Pikasonë, nëse ai do të kishte pasur fatin të shihte këto elementë të xhubletës, -thotë ajo, duke shtuar se “ne do të na duket shumë që të studiojmë këtë kulturë arkaike, por e rëndësishme që është që në të ruajmë pjesët që kur të kemi edhe dijet të kemi librin e xhubletës, dhe nëse librit do t’i mungojnë fletët, ne do ta kemi humbur këtë trashëgimi”.
Linda Spahiu thotë se: “Kjo veshje, ndoshta mbi 4000-vjeçare, vjen nga zona të thella malore, nga fshatrat, ku marrëdhëniet me qytetërimet e tjera përreth Mesdheut nuk ishin të shpeshta dhe ndryshimet historike kanë ndodhur me shumë vonesë”
“Raporti i psikës më krijimtarinë te xhubleta është unik. Ndaj këtë pjesë arkaike dhe postmoderne të kulturës europiane, që në fakt është e jona, është pasuria e Shqipërisë, ne duhet domosdoshmërisht ta ruajmë”, thotë Linda Spahiu.
Duke na treguar një pjesë shoqëruese të xhubletës, çantën që mbante gruaja kur hipte në kalë, me figurën e Zogut e Vezës Kozmike, Spahiu rrëfen se në veshjen e xhubletës “janë shtresëzime të mrekullueshme të të vërtetave historike, etnografia shqiptare ka të ngurtësuar brenda të gjithë historinë e qenies shqiptare.
Sipas Spahiut, xhubleta nuk është lënë jashtë vëmendjes nga etnografët, ku ajo kujton me respekt rrok Sojzin e Afërdita Onuzin, por interesi për të është lënë më mes të rrugës për dekada me radhë nga institucionet.
“Ndërkohë unë jam në dijeni që ka pasur disa iniciativa ligjvënëse për xhubletën dhe disa përgatitje materialesh, por problemi këtu është se nuk janë çuar deri në fund. Pra unë nuk e kam të qartë sesi ligji do ta mbrojë xhubletën. Kam frikë nga patetika e fjalës. Unë që punoj në këtë punë, e ndjej sesa e domosdoshme, sa ekzistenciale është që ta mbrojë shteti xhubletën e këto objekte, sepse janë tekstile dhe çdo gjë mbi 70 vjet rrezikohet për shkak të destruktimit natyral. Jemi në një gjendje emergjence. Sa e kemi në dorë, ne duhet të bëjmë maksimumin për ruajtjen e xhubletës, për këmishën e Hasit, për xhokën e Mirditës e më gjerë”, thotë Linda Spahiu, e cila ndërkohë që ëndërron një muze etnografik, shton se “muze të kësaj natyre nuk i përballojnë muzetë europianë, jam koshiente për këtë gjë”.
Ndaj vëmendja duhet drejtuar tek këto elementë të xhubletës, si një libër që duhet mbrojtur.
Spahiu tregon në elementët dekorativë të xhubletës gjen edhe simbolikat parakristiane.
Ne shikojmë disa figura simbolesh të qarta. Faqet e “librit” të xhubletës ku hyjnë edhe elementë të rinj janë “shkruar” me shumë kujdes.
Zakonisht përgatiteshin pesë deri në dhjetë apo 12 xhubleta, sipas historisë së personit dhe familjes, dhe kështu përgjatë kalimit të viteve vetë simboli metamorfozohet. Ajo që e punon pa u menduar mund ta transformonte figurën me disa shtesa siç është kjo gaforrja, pa e ditur se bënte një mëkat. Megjithatë pjesa më e rëndësishme e xhubletës është ajo që është transmetuar pa pyetur se çfarë do të thonë këto figura, e kështu figurat transfigurohen dhe kanë një kalim që ndodh në të gjithë logjikën dhe estetikën e një grafike të lashtë”, rrëfen Linda.
Linda shton se: “Një grua kur martohej bënte disa xhubleta që kishin emrin “E mira”, “E mira pas të mirës”, e kështu me radhë që lidheshim me martesën dhe evente të tjera si lindja e fëmijës apo gëzime të familjes që ndiqnin jetën e gruas; kur bënte djalë, apo kur bëhej mesogrua ose kur plakej. Dhe kështu kur shkonte në varr, shkonte me xhubletën e parë, me të cilën ishte martuar. Studiuesit tregojnë se një nënë e vjetër në moshë kur ata i thanë se donin t’i blinin një xhubletë me rëndësi të madhe në trashëgiminë kulturore, ajo e refuzoi dhe nuk pranoi sepse u tha: “Nëse nuk shkoj me këtë xhubletë, nuk më njeh burri në botën tjetër. Kaq e personalizuar ishte xhubleta”

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO