‘Rrezikova jetën’, Aulona Musta flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë (Foto)

‘Rrezikova jetën’, Aulona Musta flet për herë të parë për sëmundjen e rëndë (Foto)

Moderatorja shqiptare Aulona Musta

Aulona Musta është një nga moderatoret më të ndjekura të ekraneve shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale gjithashtu, ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj detaje të ndryshme nga jeta private. Herë pas here u përgjigjet edhe pyetjeve të shumë fansave në mënyrë të drejtpërdrejtë në ‘Instagram’. Njëra prej tyre ka shprehur zili për jetën që bën moderatorja e ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me shumë modesti se askush nuk duhet pasur zili, pasi çdokush jeton momente të lumtura dhe të hidhura në jetë.

“Ndërsa unë mendoj se nuk duhet pasur zili jeta e askujt...të gjithë njerëzit kanë momente të bukura, por edhe të vështira dhe të hidhura në jetë....e rëndësishme është të kesh forcën, vullnetin e kurajon për t’u ngritur, sa herë rrëzohesh. Ja përshembull, e di ti që unë kur kam qenë e vogël, fëmijë kam rrezikuar jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë?”- ka shkruan moderatorja duke mos sqaruar më tej se për çfarë bëhej fjalë.

Foto e publikuar nga moderatorja Aulona Musta 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë