Rreziku nga katastrofat, Nishani
merr Voltana Ademin në  Kankun

Voltana Ademi ka qenë e përzgjedhura e Presidentit Nishani për ta shoqëruar në vizitën zyrtare në Kankun të Meksikës.
 
Atje zhvillohen punimet e Platformës së 5-të Globale 2017 për Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave.
 
Kryebashkiakja e Shkodrës e njohur publikisht për marrëdhënien e tensionuar me kryeministrin Edi Rama, sipas njoftimit të Presidencës përfaqësonte një prej bashkive më të prekura nga katastrofat natyrore në Shqipëri.
 
Shqipëria, ashtu si edhe vendet e tjera është tërësisht e angazhuar për të kontribuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj, në reduktimin e rrezikut që vjen nga fatkeqësitë natyrore dhe ndërtimin e aftësive ripërtëritëse që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të vendit” mësohet të jetë shprehur presidenti.

Nishani zhvilloi gjithashtu takime e biseda të shkurtra edhe me Presidentin e Meksikës, Nieto e zyrtarë të tjerë të lartë që morën pjesë në punimet e këtij aktiviteti.

voltana nishani

voltana nishani



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen