Rreziku ‘vrastar’ që na vjen nga alumini / Altin Joka: Kujdes, ja ku po e merrni me tepri aluminin

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për rrezikun që vjen nga alumini, metalin më të përhapur që gjendet në jetën tonë.

“Alumini nuk është nga elementët që i duhen trupit tonë, edhe pse është ndër metalet më të përdorura në përditshmëri” e nis kështu bisedën nutricionisti, duke shtuar se alumini ka gjetur përdorim në kozmetikë, enë kuzhinë, apo në ushqimin që ne konsumojmë. Sipas tij, alumini sjell efekte negative sepse pengon 200 funksione biologjike tek bimët, njerëzit apo kafshët, pasi kur futet në trup kthehet në helm.

”Më parë shkencëtarët kanë menduar se alumini nuk sekretohej në trup, largohej nga organizmi, por kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi një pjesë e aluminit qëndron në trup” nënvizoi Altini.

Studimet thonë që alumini akumulohet në indet e trupit, fillimisht në zorrë e më pas në tru, mushkëri, mëlçi, kocka dhe gjendrat tiroide dhe me kalimin e viteve, kjo sasi që grumbullohet në trup sjell probleme të rënda si sëmundja e parkinsonit, alzhaimer dhe demenca.

”Alumini në trup kur futet, eleminon kalciumin, hekurin, disa minerale të tjera dhe vitamina, të cilat mund të shkaktojnë deri në anemi” shtoi nutricionisti, duke treguar se përmbajtja e lartë e aluminit në trup, është lidhur dhe me autizmin, apo me dializën tek veshkat, kancerin e gjirit, apo çrregullime me frymëmarrjen, probleme me fibrozën e mushkërisë, funksionin e reduktuar të mushkërive apo gjendrat tiroide.

Po ku gjendet më së shumti alumini, në cilat produkte të jetës sonë jemi të ekspozuar me të?

”Alumini në sasi të lartë merret nga uji i pishëm, gjë që ne duhet t’a kuptojmë, është shumë i vështirë të pastrohet edhe pse përdoren filtrat, merret nëpërmjet deodorantëve antidjersë, kozmetikës kryesisht buzëkuqit, enëve të kuzhinës, kanaçeve që ne konsumojmë, tek pasta e dhëmbëve, te fijet dentare, tek filtrat e duhanit, tek aspirina e shumë ilaçe të tjera” u shpreh ai, duke shtuar se prezenca e alumit gjendet dhe në ushqime tek turshitë, djathërat e përpunuar, tek pluhuri pjekës që përdorim në gatim, në kremërat e qumështit e shumë të tjerë.

Dëmet dhe pasojat nga ngarkesa e këtyre produkteve me alumin janë shumë serioze ku disa nga simptomat e para janë problemet me harresën, shijimin, sytë e rënduar, dridhje të duarve, dhimbjet e muskujve. Shumë barna apo ilaçe kanë përmbajtje alumuni, sikurse dhe fishekzjarrët, të cilat kanë nivele tepër të larta alumini.

”Grupi më i rëndësishëm janë enët e gatimit që ne përdorim, sidomos tek enët e aluminit që ne ziejmë ujë” shtoi ai, pa harruar të thoshte se produktet e ushqimit me alumin janë gjithashtu pjesë shumë e dëmshme. ”Të gjitha gatimet në alumin krijojnë probleme, psh. perimet, mishi” tha ai.

Po si mund të largohemi nga alumini dhe si të mbrohemi dhe pastrojmë organizmin?

“Kjo kalon në katër faza, e para, ndërprerja e menjëhershme e përdorimit të aluminit, konsumi i ujit alkalin 8-12 gota në ditë, përdorimi i algave të detit, përdorimi i gurit zeolit, pluhur apo me pika. Kemi dhe disa lëngje që bëjnë detoks nga alumini, si smuthi me avokado, boronicë, brokoli sjell një pastrim më të mirë të trupit. Një tjetër hap i rëndësishëm është largimi i ushqimeve të përpunuara, konsumimi i ushqimeve sa më të freskëta si dhe kombinimi i gjetheve të ullirit me aloeverën, sidomos përdorimi i erëzave jeshile të freskëta, si borziloku apo koperi, majdanozi, rozmarina, rigoni, apo temjani”, u shpreh Altini në fund të intervistës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë