Pas një marrëveshje me prokurorinë dhe policinë, piloti italian Guido Guidi është liruar për t'u hetuar në gjendje të lirë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe piloti bënë marrëveshjë mes tyre. Piloti italian ka treguar emrat e porositësve të mallit që do të transportohej nga pista ku u rrëzua avioni tip "piper" sot në mëngjes.

Aktualisht emrat treguar nga italiani nuk bëhen të ditur. Piloti italian është shoqëruar edhe njëherë në vendin ku u rrëzuar avioni për të treguar detaje më të hollësishme mbi mënyrën se si do të kryhej transportimi i drogës.

Shoqërimi në vendin ku u rrëzua avioni është bërë që piloti të jape detaje të reja për prokurorinë. Mësohet se piloti sonte do të fleje në hotel dhe nesër do të vijohet me procedurat e tjera.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com