Kompania e fluturimeve Lufthansa, pjesë e së cilës ishte Andrea Lubitz, piloti që rrëzoi qëllimisht avionin Germanwings, pohon se ka qenë në dijeni për gjendjen e tij jo të mirë psikike.

Në 2009, para se të merrte formimin e pilotit, pas disa muajsh ndërprerje, Andrea Lubitz ka shkuar në shkollën e Lufthansës duke informuar për “një episod të rëndë depresioni pas rikthimit”.

Kjo u njoftua nga e njëjta kompani, e cila thotë se i ka dorëzohet hetuesve disa dokumente të brendshme, madje edhe shkëmbimin e emaileve midis pilotit dhe shkollës. Pas pushimit të pilotit, thotë kompania, "ishte mundësuar aftësia mjekësore e nevojshme për fluturim."

E dashura e Andrea Lubitz ishte në dijeni të këtyre shqetësimeve dhe të terapisë që Lubitz ndiqte, shkruan Spiegel Online, që shton gjithashtu se e reja mendonte që i fejuari po përmirësohej. 

Ndërkaq bëhet me dije se po punohet për të dëmshpërblyer prindërit e viktimave nga përplasja e avionit dhe për kostot e rimarjes së trupave dhe mbetjeve nga vendi i përplasjes,

Një konsorcium i kompanive të sigurimit u mblodhën rreth grupit Allianz, siguruesi kryesor i Lufthansas, duke dhënë një shumë prej rreth € 277.000.000. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Lufthansa.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)