Rusia ka thënë se do të përpiqet të nxjerr nga uji mbetjet e dronit të ushtrisë amerikane që ra në Detin e Zi, pas një incidenti me aeroplanët luftarakë rusë, duke akuzuar Uashingtonin për “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë” në luftën në Ukrainë.
Dje, ushtria amerikane tha se një aeroplan luftarak rus goditi helikën e dronit ndërsa fluturonte mbi Detin e Zi në hapësirën ajrore ndërkombëtare, duke shkaktuar rrëzimin e tij.
Rusia mohon të jetë përgjegjëse për rrëzimin, dhe tha se marrëdhëniet me SHBA-në kanë arritur në “pikën më të ulët”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Avioni i Moskës rrëzoi dronin e SHBA-ve, ambasada ruse: Provokim! Ministri Mbrojtjes së Rusisë bisedë telefonike me homologun amerikan











