Rrëzohet aeroplani me turistë në Brazil, 14 të vdekur, asnjë i mbijetuar

Rrëzohet aeroplani me turistë në Brazil, 14 të vdekur, asnjë i mbijetuar

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani me turistë në Barcelos të Brazilit.

Aksidentin fatal e ka konfirmuar të shtunën kryetari i bashkisë, Edson de Paula Rodrigues Mendes

Brenda aeroplanit ishin 12 turistë, një pilot dhe bashkëpilot. Sipas Mbrojtjes Civile të Brazilit, nuk ka të mbijetuar.

“Udhëtarët po shkonin në një vend për të praktikuar peshkim rekreativ dhe përplasja ndodhi për shkak të motit të keq. Binte shi i madh në momentin e uljes”, kanë thënë nga Mbrojtja Civile e Brazilit.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje mbi kombësinë e personave të vdekur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër