TIRANË –Tentohet të aksidentohet për vdekje ose të grabitet biznesmeni libanez me shtetësi Amerikane Faad Mitri, i cili njëherësh është dhe administratori i kompanisë OMNIX CONTRACTING AND ENGINEERING dhe krahu i djathtë i pronarit të kësaj kompanie shtetasit Jamal Abdulsalam Abu Issa, që rezulton të jetë dhe personi që do financojë ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Lalzit.
Biznesmeni Faad Mitri, 54 –vjeç, po udhëtonte pasagjer në një makinë që u përplas me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë bërë për spital dhe më pas janë larguar.“Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”. Këto mësohet të kenë qenë fjalët që agresorët i kanë thënë biznesmenit libanez Faad Mitri, i cili mbeti i plagosur pas dhunës së ushtruar ndaj tij.
Biznesmeni libanez u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Ai u rrah barbarisht në rrugën kryesore Tiranë – Rinas, në kryqëzimin e Laknasit. Fillimisht burime pranë komisariatit të Vorës, thanë se ngjarja dhe dhunimi i biznesmenit kishte si burim aksidentin, por më pas policia dhe prokuroria e Tiranës kanë dalë në dy versione të tjera,duke e hetuar ngjarjes si tentativë vrasje dhe tentativë grabitje.Lidhur me këtë ngjarje policia e Tiranës ka shoqëruar 9 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërisht të lirë.
U sulmua nga dy makina
Sipas policisë, në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, u përplasën makinat tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”. Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhëtonin me 2 makinat. Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe biznesmeni Faadi Mitri që ishte pasagjer. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, të dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifimin e autorëve dhe arrestimin e tyre. Gjatë marrjes në pyetje të biznesmenit dhe shoferit të tij ata kanë dhënë vetëm karakteristikat e autorëve të keqtrajtimit, veshjen e tyre dhe ngjyrën e automjeteve me të cilën ata i goditën. Pavarësisht dëshmisë së tyre, policia e Tiranës nuk ka qënë në gjëndje deri në orët e vona të natës së djeshme të identifikojë dhe arrestojë autorët e këtij krimi të rëndë.
Peng në 2013
Personi i dëmtuar është biznemen ndërtimi dhe njihet si investitor i një kompleksi në Gjirin e Lalzit. Mësohet se biznesmeni i dhunuar në vitin 2013 është marrë peng në Liban, për shkak të mosmarveshjeve në biznes.Por më pas është lënë i lirë pas negocimit me policinë.
Kërcënimi
“Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”. Këto mësohet të kenë qenë fjalët që agresorët i kanë thënë biznesmenit libanez Faad Mitri, i cili mbeti i plagosur pas dhunës së ushtruar ndaj tij.
Dy biznesmenët
Libanezi dhe ai nga Katari do ndërtojnë super resortin Gjirin e Lalzit
Pas resortit gjigand me vlerë 180 milionë që do të ndërtohet në Gjirin e Lalzit qëndron një kompani nga Katari. Mësohet se ajo quhet “Omnix Albania” me pronar shtetasin nga Katari Jamal Abdulsalam Abu Issa. Kompania është regjistruar në vitin 2008 në QKR, ku ka regjistruar një kapital prej 1.1 miliardë lekësh, afërisht 10 milionë dollarë. Abuissa rezulton edhe administrator i shoqërisë, detyrë që ja ka deleguar për një kohë të shkurtër përfaqësuesit të tij ligjor, Faad Mitri, me pasaportë amerikane i lindur në Liban. Investitori nga Katari zotëron edhe një kompani tjetër në Shqipëri të quajtur OMNIX CONTRACTING AND ENGINEERING, administrator i së cilës është gjithashtu Faad Mitri.Objekti i aktivitetit të shoqërisë “OMNIX Albania” është Zhvillimi i pasurive te paluajteshme, investime ne infrastrukture, turizem, Botime, shërbime mediatike dhe publiciteti, aktivitet në fushën e radios dhe televizionit, Import-eksport,etj. Adresa kryesore e kompanisë është komuna Draç në Gjirin e Lalzit.
Ndërkohë që faqja e saj zyrtare në internet është në ndërtim e sipër, e nuk ofron asnjë të dhënë. Ndërkohë që nga bilanci i depozituar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, rezulton se “Omnix Albania” është me humbje në pesë vitet e fundit. Për vitin 2015 hubjet në bilanc rezultojnë 74.5 milionë lekë, për vitin 2014, 77.7 milionë lekë. Në vitin 2013, niveli i humbjeve është edhe më i madh, në kuotën e 95 milionë lekëve, thuajse 1 milionë dollarë. Me humbje disi më të vogla rezultojnë bilancet e veteve 2011 dhe 2012.

(Biznesmeni i dhunuar libanez Faad Mitri)
Redaksia Online
(Al.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com