Rritet 0.6% besimi në ekonomi, euro e dobët godet tregëtinë! Industria e shërbimeve, më shumë optimistë për të ardhmen

Prodhimi i shtuar industrial, rritja e numrit të ndërtimeve, si dhe bumi turistik kanë rritur lehtë besimin në ekonomi në muajin shtator. Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin që lamë pas u rrit me 0.6% krahasuar me gushtin. Me përjashtim të tregtisë që vijon rënien, të gjithë sektorët e tjera janë në rritje në shtator, përfshirë këtu edhe stabilitetin e konsumatorëve të cilët nuk janë as më shumë optimist por as pesimistë.

Shërbimet e rritën besimin me 3.1% në shtator për shkak të aktivitetit të tyre, rritjes së kërkesës së ndikuar prej vizitorëve vendas e të huaj. Optimist ata janë edhe për muajit e ardhshëm, ndërsa paralajmërojnë një rënie të lehtë të çmimeve.

Më pas është aktiviteti i industrisë që besimin e ka rritur me 2.5%, ndikuar nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për prodhimin industrial aktual, si dhe pritje më optimiste për porositë nga eksportet. Për të njëjtat arsye edhe ndërtuesit janë 1.2% më shumë optimist se në gusht.

Kurse qytetarët nuk e kanë ndryshuar besimin e tyre prej 2 muajsh, pasi janë skeptik për të ardhmen, për financat e tyre e presin rritje të papunësisë.

I vetmi sektor në rënie është tregtia, që edhe në shtator e zvogëloi besimin me 2.3% ndikuar kryesisht pritshmëritë për rënie të nivelit të punësimit në të ardhmen, si dhe për ngadalësim të aktivitetit të tyre.

Sektori i tregtisë po goditet edhe nga dobësimi i euros përballë lekut. Eksportuesit tanë kanë humbur afro 320 milionë euro nga janari në gusht të këtij viti, kjo për shkak se fitimet ata i kanë në euro. Në kushtet kur euro është zhvlerësuar dhe aktualisht këmbehet me 98 lekë, edhe të ardhurat e bizneseve vijojnë të ulen.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës