Tregu imobilar në Qarkun e Korçës po pëson ndryshime për shkak të potencialit turistik që kjo zonë paraqet. Qyteti më i shtrenjtë në rajonin juglindor mbetet Pogradeci, ku është shënuar rritje e çmimit të banesave.
Gerhard Kreka agjent imobilar thotë së çmimet e apartamenteve në Korçë shkojnë deri në 800 euro për metër katror, ndërsa në Pogradec deri në 1000 euro për metër katror.
“Korça sot një çmim mesatar shitje e ka rreth 800 euro metri katror, ndërsa Pogradeci rreth 1 mijë euro për metër katror. Kostoja e ndërtimit është rritur edhe për faktin se ka mungesë punëtorësh, krahu i punës është bërë më i shtrenjtë, cilësia e ndërtimit është bërë më e lartë. Ka edhe kërkesë të madhe për blerje nga emigrantët, diaspora, që po blejnë në qarkun e Korçës shtëpitë e pushimit ose pse jo edhe shtëpinë e tyre të parë”, tha Kreka për Report Tv.
Blerësit më të shumtë në juglindje janë tiranasit dhe durrsakët, të cilët investojnë në shtëpi pushimi apo ambiente biznesi.
“Tirana, Durrësi janë qytetarët që po blenë më së tepër në qarkun e Korçës, dhe për faktin e klimës, por edhe për faktin se në këtë qark shohin një ndryshim dhe zhvillim. Pogradeci, sezonin e shkuar turistik pati fluks të paparë për blerje apartamentesh se pati fluks të lartë turistësh. Nuk po blihen thjesht për banim, por edhe për investim”, vijoi ai.
Sipas CENSU-sit të 2023-shit, në qarkun e Korçës, rreth 25.5% e banesave janë të pa banuara, ndërsa vetëm 3648 apartamente janë të reja, ç’ka tregon uljen intensitetit të ndërtimit. Por me miratimin e planeve të reja urbanistike si në qytetin e Korçës ashtu dhe në Pogradec do t’i rruga ndërtimeve te reja.
Popullsia ulet, çmimi rritet!! Banesat stok.
Përgjigju