Rritet çmimi i grurit, mund të shtrenjtohet edhe buka (VIDEO)

TIRANË- Pavarësisht se mund të gjendet shumë shpejt vaksina për të zhdukur virusin COVID-19, zbrazja e xhepave të familjeve shqiptare parashikohet të zgjasë. Cmimi i produktit më të përdorur në vend, buka, mund të rritet. Shkak është bërë Rusia që ka vendosur të bllokojë me një muaj eksportet e saj duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e cmimit të grurit. Këtyre luahatjeve i tremben edhe prodhuesit në vend.

A mund të na shkaktojë rritje të çmimit të bukës?

"Edhe mundet krijohet një situatë e kësaj natyre. Shtete të përgjegjshme mundohet të subvencionojnë këtë rritje për të mos dhënë impakt në ekonomi por janë skenar që duhet të dialogohen dhe nuk mund të japim skenar dhe të themi kjo është më e mira. Rusia, Ukraina, Kina dhe India që janë edhe prodhuesit kryesor të grurit i cili është lënda e parë për produktet e tjera, jo vetëm që kanë hapësira shumë të mëdha por kanë bërë investime për gjatë gjithë jetës së tyre dhe tashmë kanë çmimet më të ulta dhe janë aktor dhe faktor në bursa”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve, Arben Shkodra.

Rusia është furnizuesja më e madhe në botë me grurë. Prej këtij shteti në vitin 2018 vendi ynë ka importuar 175 mijë tonë drithëranga të cilat më së shumti grurë. Duke iu referuar të dhëave të INSTAT për vitin 2018, nga Serbia kemi importuar 158 mijë tonë drithëra. Në total importet e drithërave ishin 376 mijë tonë, me një rritje 15% nga viti 2017.  Shkodra pohon se vendi nuk e ka pasur si synim asnjëherë furnizimin me bukë vendi.

“Ka tentative, nuk është se nuk kemi fare. Nuk mund të plotësojë nevojat e vendit, unë besoj fort se ne duhet të kemi një ekonomi komplementare. Ekonomi komplementare do të thotë që ne të kemi mundësi për të prodhuar ato produkte që natyra na ka dhënë mundësinë për ti prodhuar dhe mund ti prodhojmë ndryshe nga të tjerët dhe ne të njihemi dhe të mbahemi për ato gjëra që mund të prodhojmë”, tha ai. 

Vendi në 2018 ka prodhuar në total 678 mijë tonë drithëra, ku 240 mijë tonë ishin grurë, dhe sipas Këshillit të Agrobiznesit kemi importuar mesatarisht mbi 260 mijë tonë grurë. Shpesh ekspertët e fushës kanë ngritur shqetësimin se shtetet e huaja i mbështesin me politika fiskale të favorshme prodhuesit e tyre, duke bërë që kostot fermerët e huaj ti kenë të ulta dhe produktet ti sjellin më lirë, duke prishur konkurrencën në treg krahas produkteve tona, që prodhohen me kosto më të larta.

IMPORTI I DRITHËRAVE NË 2018

SHTETI                    SASIA
Serbia           158 mijë tonë drithëra
Rusia            175 mijë tonë drithëra
Të tjera         43 mijë tonë drithëra
Totali              376 mijë tonë drithëra

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 01/06/2020 10:43

    Po cilesia a do rritet?

    Përgjigju
  • Burgajeti: 31/05/2020 18:38

    Une nuk arrij te kuptoj se cfare ndodh me prodhimin e drithrave ne vendin tone.Ne kohen e monizmit,drithra,grure plus misra prodhoheshin maksimumi 650-700 mjie ton gjithsej dhe ushqehehej nje popullsi prej rreth 3.5 million banore.Popullsia e fshatit,e cila ishte bukengresesja me e madhe,planifikohej me 2 kv.per fryme.Sot konsumi i bukes ka rene ndjeshem,mbasi eshte shtuar konsumi i mishit dhe peshkut dhe nje game me e gjere zarzavatesh dhe artikuj te tjere importi.Nga shifrat e dhena me siper me kete norme,per rreth 2.8 million banore resident ne Shqiperi duhen 56o mije ton grure.Ndersa prodhimi vendas i drithrave,plus importin e drithrave kryesisht grure,arrijne ne shifrat 1050 mije ton!?!?! A mos eksportojme miser?Apo rieksportojme grure?

    Përgjigju
    • A. N.: 01/06/2020 07:43

      Po rritet cmimi sepse do rritet distanca nga kalliri tek kalliri tjeter i grurit. Fajin e ka Covidi.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë