Rritet importi i karburanteve në shkurt

TIRANE - Importi i karburanteve gjatë muajit shkurt të këtij viti është rritur krahasuar me muajin janar.
Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë muajit shkurt u importuan 27.307 ton karburante, ose rreth 8.600 ton me tepër se sa në muajin janar. Referuar statistikave, në muajn janar u importuan 18.608 ton karburante.
Në total gjatë 2-mujorit të parë të vitit 2015 u importuan 45,916 ton karburante. Krahasuar me 2-mujorin e vitit 2014, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti u importuan rreth 13 mijë ton më pak karburante. Në 2-mujorin e vitit 2014 u improtuan 58.814 ton karburante.
Importi i karburanteve gjatë 2 mujorit janar shkurt në 5 vitet e fundit në sasi
Viti           Sasia
2010         60,378
2011         51,416
2012         45,163
2013          48,484
2014          58,814
2015          45,916/ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet