Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet

Gratë do të dalin në pension këtë vit 2 muaj më të mëdha se vjet. Me nisjen e 2025-ës rritet edhe mosha e daljes në pension për gratë nga 61 vjeç e 8 muaj që ishte në 2024-ën në 61 vjeç e 10 muaj këtë vit.

Ndryshe me gratë, për burrat mosha e daljes në pension është 65 vjeç dhe nuk do të ndryshojë deri në vitin 2032. Më pas do të vijojë të rritet me 1 muaj për çdo vit, dhe sipas ligjit ‘Për Sigurimet Shoqërore’, deri në vitin 2056 mosha e daljes në pension si për burrat dhe për gratë do të barazohet në 67 vjeç.

Qeveria ka një plan për rishikimin e skemës dhe synimi është që barazimi i moshës së daljes në pension për të dyja gjinitë të mos ndodhë në vitin 2056 por më herët, kjo si një alternativë që këta qytetarë të vijojnë të punojnë dhe të kontribuojnë për skemën.

“Reformim i skemës së pensioneve është një fjalë e madhe, më së shumti do të jetë një përmirësim i reformës së 2015-ës për shkak se në pamundësi të fondeve nga buxheti do të bëhet një rritje e moderuar e cila nuk do të jetë aq e lartë apo pranë nivelit të varfërisë”, pohon eksperti për ekonominë Eduart Gjokutaj.

Një përshpejtim i rritjes së moshës për pension bëhet edhe për shkak se skema po shkon drejt barazimit kontribuues-përfitues, pasi aktualisht kontribuojnë 117 punonjGës për 100 pensione. Por ky raport po shkon drejt zvogëlimit dhe rreziku është që të ketë më shumë pensionistë sesa të punësuar që kontribuojnë për skemën. Aktualisht kemi afro 800 mijë punonjës me siguracione dhe 725 mijë pensionistë.

“Nuk shoh politika që synojnë të ruajnë ekuilibrat midis grupeve sociale. Për fat të keq pensionistët shikohen si barrë për buxhetin, ndërkohë që në të gjithë botën shikohen si kontribut midis brezash dhe është kontribut i qenësishëm dhe skema s’ka pse të falimentojë. Po ashtu të inkurajohen skema të tjera që nxisin të punësuarit sot që të mendojnë për periudhën kur do të jenë në pension”, thotë eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

Për të dalë në pension këtë vit dhe ta përfitosh atë të plotë duhet të kesh 38 vite e 8 muaj punë, nga 38 vite e 4 muaj që ishte vjet. Edhe vitet e sigurimit do të rriten gradualisht deri në 40 vite punë brenda 2029-ës. Çdo qytetari i duhen të paktën 15 vite punë për të përfituar pension, por edhe ata që nuk plotësojnë asnjë kusht për të përfituar, pasi mbushin 70 vjeç u jepet pension social.

Por për shkak të mungesës së sigurimeve, si rezultat i informalitetit në tregun e punës mbi 50% e pensionistëve aktualisht marrin pension të pjesshëm mujor. Dëmi tjetër po ju vjen nga nëndeklarimi i pagave, që ka sjellë më pak sigurime të paguara për punonjësit dhe për pasojë pension më të ulët në të ardhmen.

Edhe 2025-ën do e shoqërojë halli i vjetër i skemës së pensioneve, por ekspertët janë skeptik se do të ketë një rishikim tërësor të saj për të arritur tek rritja dinjitoze e pensioneve.

“Sa i takon pensioneve mendoj se ka një përdorim elektoral, të parave të mbledhura nga qeveria kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve dhe rregullimit të keq të tregjeve. Pra ka mbledhur më shumë para dhe po i shpërndan”, thotë Preçi.

“Ajo që duhet parashikuar që në fillim ka të bëjë me mënyrën se si do i qaset ky grup jo vetëm pensionistët por edhe shtresat në nevojë konsumit tregut dhe nga ana tjetër si ata do të kenë një jetesë normale që i afron drejt jetesës së denjë”, pohon Gjokutaj.

Report TV mëson se skema e pensioneve nuk do të ketë rishikim thelbësor të saj, do vijojë të mbështetet në kontribute, dhe se rritja e pensionit do të bazohet kryesisht në bonuse dy herë në vit në varësi të rritjes ekonomike dhe të shtimit të të ardhurave mbi pritshmëritë e qeverisë. Pas shpërblimit të fundvitit në prill pensionistët do të marrin edhe një tjetër bonus 5 mijë lekë kush merr më shumë se 20 mijë lekë në muaj, dhe 10 mijë lekë ata që marrin nën 20 mijë lekë shpërblim në muaj.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë

‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë